Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi ka dhënë mesditën e sotme detaje në lidhje me votën e diasporës. Në një konferencë për shtyp me gazetarët, Celibashi u shpreh se Italia, Greqia dhe Gjermania janë shtetet me numrin më të lartë të aplikimeve respektivisht me 37%, 27% dhe 11.9%.
Celibashi u shpreh se data 2 shkurt ka qënë data me numrin më të lartë të aplikimeve me 9774 aplikime dhe data 14 janar data me numrin më të ulët të aplikimeve në 3588. Kreu i KQZ sqaron se në 4 mars përfundon procesi i aplikimit dhe në 9 mars del lista e zgjedhësve të votuesve nga jashtë.
Celibashi: Data dy shkurt data me numrin më të lartë të aplikimevë me 9774 aplikime në ditë. Përgjithësisht në ditën e dielë është numri më i madh i aplikimeve, ndërsa dita me më pak aplikime është 14 janari, me 3588 aplikime. Dhe përgjithësisht dita e martë është dita më nr më të vogël të aplikimeve. Shtete me numrin më të lartë të aplikimeve janë Italia, Greqia, Gjermani, respektivisht me 37 %, 27% dhe 11.9%.
Po kështu këto janë 3 shtetet me numrin më të madh të miratimeve. 33.4% e totalit të zgjedhësve të cilëve u është miratuar kërkesa nga Italia, 22% nga Greqia, dhe 12.6% nga Gjermani. Në 4 mars përfundon procesi i aplikimit dhe në 9 mars kemi listën e zgjedhësve të votuesve nga jashtë. 24 Mars përfundon procesi i paraqitjes së kandidatëve për deputetë dhe ne mendojmë që menjëherë pas muajit Mars të fillojmë të përgatisim, do bëhet printimi i fletës së votimit që do vijë me kutinë e votimit dhe informacionin tjetër zgjedhor për votuesit jashtë.
The post Celibashi: Italia, Greqia dhe Gjermania shtetet me numrin më të lartë të aplikimeve appeared first on Lapsi.al.