Reforma territoriale dhe ajo e urbanizimit janë emergjentea Kryeministri Edi Rama referuar të dhënave mbi popullsinë të CENSUS-it 2011, theksoi se ato nxorrën në dritë “dështimin spektakolar të modelit ekonomik” të zbatuar deri më tania
“Të dhënat e CENSUS-it duhet t’i lexojmë qartësisht shifrat si shprehje e një emergjence të madhe për dy reforma, atë territoriale, dhe reformën e urbanizimit që lidhet me kapitalizimin e gjithë aseteve të krijuara në rrugë jo të ligjshmnea Flas për ndërtimet pa leje, por që përbëjnë një kapital që sot është jashtë sektorit financiar dhe që nesër do të bëhet falë procesit të legalizimeve”, theksoi Ramaa
Referuar zhvillimeve në harkun kohor të 10 viteve (2001-2011) Rama tha se në Shqipëri u përsëri eksodi i viteve ’90a
“480 mijë njerëz janë larguar nga Shqipëria në 2001-2011a Largimet e mëdha të viteve ’90 dhe një largim i dytë është bërë jashtë vëmendjes së mediave dhe në mënyrë konstante ditë pas dite duke rezultuar me gjysmë milioni shqiptar të larguar në 10 vitet e dytaa Padyshim deri këtu ka shumë vend për të analizuar dhe për të diskutuar ndërkohë që s’ka arsye për të besuar se mbas 2011 kur ne nuk disponojmë më të dhëna, ky trend të ketë ardhur duke u ulur, me shumë gjasa mund të ketë ardhur duke u rritur”, u shpreh kreu i qeverisë, Ramaa
Referuar INSTAT, Rama u shpreh se ky institut mund të kthehet në një instrument të dobishëm për të parë siç duhet të sotshmen dhe për të projektuar të ardhmena
“Statistikat janë një e mirë publike dhe si e tillë duhet të jenë në shërbim të qytetarëve dhe kurrsesi nuk mund të jenë pjesë e asnjë nevoje të ditës së qeverisë dhe asnjë oreksi të pushtetit për zgjedhjet e ardhshmea Fatkeqësisht, pavarësisht punës profesionale dhe mundësive të mëdha të shumëkujt në rolin e nënpunësit në INSTAT, dhe pavarësisht financimeve apo projekteve që në bashkëpunim me partner janë oferuar, është fakt se për vite me radhë se INSTAT mbeti peng i politikës së ditës dhe i ambicieve të pushtetit për të kontrolluar humorin e publikut edhe nëpërmjet shifravea Për vite të tërë kishin nxjerrë në dritë llogari qëllimisht të gabuaraa Ajo që ndodhi me INSTAT nuk është thjesht shqiptare, por e kemi parë të ndodhë edhe në vende të tjera”, u shpreh kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në konferencën për të dhënat e CENSUS-it 2011a
Drejtori i Institutit të Statistikave, Gjergji Filipi lajmëroi se të gjitha të dhënat e CENSUS-it 2011 cdo qytetarë mund t’i gjejë duke klikuar në këtë link: http://instatgisagovaal/#!/l/prefectures/population/prefpop1
“Bashkimi Europian vazhdon të kërkojë që INSTAT të jetë një insititucion sa më i pavarur dhe i besueshëm”, theksoi sot i Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Clive Rumbolda
Rumbold tha se “duhet të kemi të dhëna të sakta e të qarta për të përpiluar politikat tona dhe këtë gjë e kemi theksuar sesa e nevojshme është të kemi të dhëna të krahasueshme dhe rëndësinë e pavarësisë së INSTAT”a
Sipas tij, ka dy elementë të rëndësishëm përsa i takon standardeve të BE-së, krahasueshmëria e besueshmëriaa
“Statistikat mund të kryejnë funksionin e tyre real nëse ato japin realitetin në terrena Progres raporti për Shqipërinë lidhur me këtë ishte shumë i qartë , natyrisht krahasimi i të dhënave është shumë i rëndësishëm në këtë drejtim”,tha Rumbolda
I Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së, Rumbold u shpreh se “të dhënat që mblidhen janë shumë të rëndësishme jo vetëm për qytetarët, por edhe për politikën, autoritetet qëndrore dhe lokale në mënyrë që të ekzaminohen dhe të bëhen politikat e duhura për shembull në fushën e transportit publik ose në lindjen e fëmijëvea Asistenca e BE-së do të vazhdojë në këtë drejtim gjithmonë duke patur parasysh besueshmërinë dhe krahasueshmërinë, si dy elementë të domosdoshëm për integritetin e Shqipërisë në BE”a
“BE vazhdon të kërkojë një insititucion sa më të pavarur dhe të besueshëm dhe natyrisht duke theksuar besueshmërinë e të dhënave në sektorin e punësimita Këto statistika jo vetëm që pasqyrojnë realitetin, por edhe procesin e përmirësimit në Shqipëri, të cilin e mbështet edhe BE-ja”, tha Rumbolda
Source: Tema – Aktualitet