Nga Margarita Lyutova “Meduza”
Përktheu: Alket Goce-AlbEuacom
Politologia Erica Frantz, profesoreshë e asociuar në Universitetin Shtetëror të Miçiganit, SHBA, po i studion regjimet autoritare për më shumë se 15 vjet, dhe ka shkruar shumë libra mbi këtë temëa Ajo dhe bashkautorët e librave saj, kanë krijuar një bazë të dhënash me rreth 300 regjime autoritare që kanë ekzistuar në mbarë globin që nga viti 1946a
Duke përdorur këto të dhëna, studiuesit kanë analizuar në detaje se si dhe pse autokracitë e ndryshme janë rrëzuar, sa shpesh udhëheqësit e tyre kanë rënë nga pushteti pas fillimit të luftërave, dhe çfarë ka ndodhur me vendet e tyre pas vdekjes së tyrea Në një intervistë për “Meduza”, Frantz thotë se çfarë parashikon kërkimi i saj parashikon për të ardhmen e Rusisëa
Sa mund të na tregojnë autokracitë e së kaluarës për ato aktuale?
Në përgjithësi, ekzistojnë disa tipare themelore të diktaturave, përmes së cilave mund të kuptohen atoa Unë prirem të analizoj 2 struktura kryesore:partinë në pushtet dhe rolin e forcave të sigurisëa A është aparati i sigurisë në frenat e qeverisë, i pavarur nga lideri, apo plotësisht në dispozicion të tij? Këta dy faktorë priren të çojnë në shumë rezultate të ndryshme për të cilat mund të na interesojnëa
Pse mbajnë zgjedhje autokratët e sotëm?
Arsyeja e parë është se për këtë ka një presion ndërkombëtara Konsensusi midis qytetarëve të zakonshëm dhe midis aktorëve kryesorë politikë, është se demokracia është forma më e mirë e qeverisjesa Nga ana tjetër nëse ata mbajnë zgjedhje përfitojnë më shumë ndihma nga jashtëa
Regjimet autoritare janë shumë të afta në shitjen e zgjedhjeve të tyre si konkurruese edhe kur ato nuk janëa Dhe kjo jep një mesazh legjitimiteti për regjimin:se këto grupime kanë në fakt mbështetjen e popullita Për më tepër, një numër i madh studimesh tregojnë se diktaturat që mbajnë rregullisht zgjedhje dhe lejojnë shumë parti të konkurrojnë, janë më jetëgjataa
Çfarë mendoni se i detyron udhëheqësit autokratë të humbasin pushtetin e tyre? Bazuar në punën tuaj, vlen të theksohet se fundi i mbretërimit të një lideri nuk paraqet gjithmonë fundin e një regjimi…
Po, ne e dimë që mbijetesa e liderit dhe mbijetesa e regjimit nuk janë domosdoshmërisht e njëjta gjëa Në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore, në rreth gjysmën e rasteve kur liderët kanë rënë nga pushteti, ata thjesht janë pasuar nga një zëvendës dhe regjimi i tyre vazhdona
Në gjysmën tjetër të rasteve, kur lideri bie nga pushteti, regjimi bie bashkë me tëa Në përgjithësi, regjimet ushtarake, të cilat ishin shumë të zakonshme gjatë Luftës së Ftohtë, janë sot më pak të zakonshmea Ato prireshin të ishin më jetëshkurtrat nga të gjitha diktaturat, por ka shumë të ngjarë të rrëzohen përmes negociatavea
Dhe ky negocim krijon një mjedis që është shumë i mirë për demokracinëa Pra, midis gjithë këtyre diktaturave, diktaturat ushtarake janë më të mundshmet për t’u demokratizuara Dhe për këtë ka shumë shembuj nga Amerika Latinea
Pse liderët e autokracive personaliste janë kapur kaq fort pas pushtetit? A vjen kjo për shkak të rreziqeve me të cilat mund të përballen nëse e humbin atë?
Poa Për shkak se kanë krijuar shumë armiq kur qeverisin dhe spastrojnë rivalët, ata kanë shumë frikë se mund të internohen ose burgosen apo vriten kur të largohen nga pushtetia
Dhe këtë e vërtetojnë edhe të dhënat historikea
Ne kemi më shumë gjasa të shohim dhunë, kur këta liderë dhe regjimet e tyre të largohen nga pushtetia Dhe kjo lloj dhune, qoftë nëpërmjet një revolte, një pushtimi të huaj, apo një lufte civile, nuk është një terren i mirë për demokracia
Shumë lexues rusë po mendojnë ndoshta për vdekjen e Stalinita Regjimi sovjetik vazhdoi edhe pasi tij, por ndryshoi ndjeshëm, duke u zbutura A çon zakonisht në liberalizim vdekja e një udhëheqësi autoritar? Apo mund të kemi shtypje të mëtejshme?
Mjerisht janë të mundura që të dyjaa Kur vdiq Stalini, gjërat në Bashkimin Sovjetik u përmirësuan disi në aspektin e zbutjes së represionita Por ka edhe situata si në Korenë e Veriut ku që prej vdekjes së babait të tij, Kim Jong Un ka kryer vërtet shumë spastrimea
Në përgjithësi, në diktaturat personaliste, pasardhësit duket se kanë pak më shumë sfida për të përcjellë legjitimitetin e tyre, për shkak të mungesës së një mënyre më të mirë për ta komunikuar atëa
Pra, këta udhëheqës besojnë se rreziqet e lidhura me zhvillimin e një lufte dhe mundësia e humbjes janë më të ulëta se sa rreziqet që ajo të përfundojë keq?
Po, dhe madje e përdorin luftën si një bast për ri-ngritjea Në fillim, studiuesit mendonin se të gjithë liderët, madje edhe ata demokratë, kishin më shumë gjasa të përpiqeshin ta përdornin luftën si një taktikë diversionia Në fakt vetëm ky nëngrup liderësh, mendojnë se gjërat do të jenë vërtet keq për ta nëse nuk bëjnë diçkaa
Prandaj ata rrezikojnë dhe nisin një luftë, siç po bën Vladimir Putinia Ka një studim që tregon se kur udhëheqësit shkojnë në luftë (dhe jo vetëm ata autokratë), bie rreziku për t’u rrëzuar nga një grusht shtetia Pra ai mund të funksionojë dhe të ndihmojë në mbrojtjen e liderëvea
Midis ekspertëve dhe analistëve, ekziston një ide mjaft e përhapur se Putini do ta zhvillojë këtë luftë për sa kohë të jetë gjallë, pasi ai e sheh atë si mjetin e tij të vetëm për të qëndruar në pushteta Çfarë mendoni për këtë?
Jam dakorda Por nuk mendoj se ka qenë ky qëllimi në fillima Ka shumë prova që ai është befasuar nga vështirësitë që ka hasura Ai mendoi se do të hynte në Ukrainë, do të arrinte qëllimet e tij dhe më pas do të përfundonte operacionina
Por reagimi i ukrainasve e befasoia Tani që gjërat po zvarriten, ai e ka lidhur aq shumë trashëgiminë e tij me këtë luftë dhe rezultatin e saj, saqë duhet ta vazhdojë nëse do të që të ketë ndonjë të ardhme politikea Ose i duhet një fitore vendimtare, e cila as që po duket në horizonta /albeuacom
Marrë me shkurtime
The post Çfarë e pret Rusinë pas Vladimir Putinit appeared first on Albeuacoma