Volodomir Demakov , kapiteni ukrainas i anijes “Era-1”, e cila u bllokua nga autoritetet shqiptare për shkak se transportonte 48 ton cigare kontrabandë është arrestuar mbrëmjes e së shtunësa Ndërsa pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit do të hetohen në gjendje të lirëa Për kapitetin e anijes është ngritur akuzave e fshehjes së mallrave të akcizësa Sasia prej 48 ton cigaresh, me një vlerë rreth 10 milionë dollarë u sekuestrua nga dogana e Durrësit në një operacion dyditor në bashkëpunim edhe me autoritetet e tjera portualea Ngarkesa me cigare të firmave të ndryshme ishte nisur nga porti verior i Qipros dhe kishte destinacion Malin e Zia Anija transportuese “Era 1”, me pronar ukrainas nga Krimeja dhe 6 anëtarë të ekuipazhit, po nga i njëjti vend u bllokua nga policia kufitare deri në përfundim të hetimeve të nisura nga autoritetet shqiptareaAksioni u konsiderua si spektakolar nga Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali, ndërsa u përshëndet edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili në një koment në rrjetet sociale shkruante se doganat shqiptare nuk mund të blihen më sikundër ndodhte 1 vit më parëa
Pas sekuestrimit të ngarkesës ka reaguar edhe avokati i kontaktuar nga kompania pritëse e mallit, i cili deklaroi se malli është me dokumente të rregullta dhe dokumentet origjinale i ka agjenti doganor pritës i mallita “Ne do t’i tregojmë dokumentet origjinale, dogana pretendon se nuk ka dokumente të ngarkesës origjinalea Sipas kompanisë së mallit dokumentacioni origjinal gjendet në Mal të Zi, aty ku i pret agjenti doganora Malli është me dokumente të rregullta, u nis nga porti verior i Qipros”, pohoi avokatia
Anija tregtare me flamur të Tanzanisë u ndalua nga Anti-Kontrabanda në Portin e Vlorës mbrëmjen e së premtesa Anija ishte nisur nga Greqia dhe sipas dokumenteve, destinacion ishte Mali i Zia Anija ndodhej prej datës 14 në Portin e Vlorës, pasi kishte kërkuar ankorim për shkak të kushteve të këqija të motita Por me përmirësimin e motit anija me flamurin e Tanzanisë ka tentuar të largohet nga porti i Vlorës pa iu nënshtruar lejes përkatëse, sipas procedurës për të lundruar në ujërat shqiptarea
Source: Tema – Aktualitet