Dëshira Lami, në muajin e tetë të shtatzënisë, këtë të premte në orën 12:00 kishte procesin e radhës për urdhërin e mbrojtjes nga i shoqia
Në fillim të muajit gjykata kishe shpallur një vendim të ndërmjetëm që urdhëronte bashkëshortin e saj, Gers Gjini, të mos kryejë veprime dhune ndaj saj, të mos e kërcënonte dhe as mos ta kontaktontea
Megjithë këtë vendim të Gjykatës Civile, gruaja është goditur në dalje të Gjykatës nga i shoqi me automjet duke i shkaktuar asaj plagë në gjymtyrëa Një dëshmitar e ka futur brenda gjykatës gruan shtatzënë, ndërkohë që mjekët kanë asistuar me ndihmën e shpejtë në katin e parë të gjykatës, raporton Top Channela
Ndërkohë, policia ka shpërndarë menjëherë targat e automjetit me të cilin është larguar agresori për të bërë të mundur ndalimin e tija
Kurse gruaja e dhunuar që nuk mundi të dale dot me këmbët e saj nga gjykata kaloi pragun e institucionit të drejtësisë me ambulancëa
Source: Tema – Aktualitet