Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, duhet një përmbysje e plotë e shpërndarjes së të ardhurave në Shqipëri, në favor të qytetarëve, direkt të qytetarëve. Ai tha se, ne besojmë plotësisht se mund t’i japim goditje shumë të fuqishme dhe të përmbysim situatën aktuale.
“Opozita ka zgjedhur si interesin më të mirë të paraqesë një tufë amendamentesh, të cilat janë pjesë e programit tonë të emergjencës. Ne besojmë se, duhet një përmbysje e plotë e shpërndarjes së të ardhurave në Shqipëri, në favor të qytetarëve, direkt të qytetarëve.
Ne jemi të përgatiture, ua përsëris prap që ju duhet të jeni të përgatitur që nga ne duhet të dëgjoni, nga sot e gjer ditën e zgjedhjeve, si çështjen më kryesore këtë çështje; rishpërndarjen e të ardhurave në interes të qytetarëve për të bërë një luftë të pamëshirë kundër varfërisë dhe mjerimit të tyre.
Ne besojmë plotësisht se mund t’i japim goditje shumë të fuqishme dhe të përmbysim situatën aktuale. Qeverisjen e ardhshme ne e fillojmë duke vendosur në epiqendër të të gjitha shpenzimeve, qytetarin. Pensionet, minimumi jetik, ndihma ekonomike, të parat këto, rroga minimale. Do të jepet një goditje dërrmuese do të thosha në një farë mënyre.
Këto janë disa, por do të shohim pa asnjë diskutim. Ne respektojmë tregun, por nuk pajtohemi kurrë me këtë çmim nafte. Nuk e konsiderojmë ne naftën, luks. Dhe ky çmim nafte diktohet nga taksat. Shqipëria është i vetmi vend në botë që ka futur 1.2 euro taksën brenda çmimit të naftës. Ne nuk e bëjmë këtë.
Ne do të kemi, quajeni përmbysje, të shpërndarjes së të ardhurave në Shqipëri. Grupet tona, po punojnë dhe do të punojnë për një model që Shqipëria nuk e ka patur në këtë shkallë kaq të avancuar sepse duam të shuajmë sirenat e varfërisë dhe mjerimit që ulërijnë në të katër anët e vendit”, tha Berisha.
The post Cmimi i naftës do të ulet/ Berisha: Do bëjmë rishpëndarje të të ardhurave appeared first on Gazeta Standard Online.