Real Betis–Chelsea do të jetë finalja e Conference League 2024/25. Fiorentina eliminohet nga spanjollët në gjysmëfinale duke barazuar 2-2 pas kohës shtesë në “Franchi”, pasi kishte humbur 2-1 në Sevilje. Betis arrin “Blues” (1-0 ndaj Djurgarden) në takimin përfundimtar të Vorklavës, që do të zhvillohet më 28 maj. Skuadra e teknikut Pellegrini kaloi në avantazh me një goditje dënimi-perlë të Antony, por përmbyset nga dygolëshi i Gosens, i cili me dy goditje me kokë pas zhvillimeve të këndeve e çon sfidën në shtesë. Ndeshjen e vendos goli i Ezzalzouli në minutën e 97′.
Lexo më tej: Europa League, finale tërësisht angleze: do të jetë Manchester United-Tottenham
Është e hidhur nata në Franchi. Fiorentina nuk arrin të realizojë mrekullinë për të siguruar finalen e tretë radhazi në Conference League. Lufton me zemër, jep gjithçka që ka e që mundet. Fiton ndeshjen në kohën e rregullt 2-1 me një dygolësh të Gosens, por në shtesë vjen dënimi nga marokeni Ezzalzouli, i cili barazon 2-2 dhe që aty e tutje Viola nuk gjen më forcën. Në finale ndaj Chelseat më 28 maj në Breslavë shkon Betisi i Manuel Pellegrinit, që arrin finalen e parë europiane në histori. Ndërsa Fiorentina do të duhet të bëjë një mrekulli për të kapur Europën në tri ndeshjet e fundit të kampionatit.
The post Conference League, në finale me Chelsea shkon Betis: Fiorentina dorëzohet në shtesë appeared first on Lapsi.al.