Danimarka i cilësoi si të papranueshme deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump i cili përsëriti dje dëshirën e tij për aneksimin e Greolandës. Ministri i Jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen iu tha gazetarëve se pavarësisht nëse është kundër traktatit të NATO-s, Kartës së Kombeve të Bashkuara apo ligjit ndërkombëtar, Groenlanda nuk është për aneksim.
I pyetur dje para Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte për qëllimin e tij për të aneksuar Groenlandën, Donald Trump deklaroi se beson se kjo do të ndodhë. Mark Rutte nuk ka reaguar. Duke iu përgjigjur deklaratës së re të Trump, kryeministri i përkohshëm i Groenlandës njoftoi se ai do të mblidhte liderët e partive sa më shpejt të jetë e mundur .
Groenlandezët i dhanë fitoren zgjedhore partisë Demokratike të qendrës së djathtë, e cila është në favor të pavarësisë së Grenlandës nga Danimarka, por jo në favor të aneksimit të saj nga Shtetet e Bashkuara. Fituesi i zgjedhjeve dhe kryeministri i mundshëm i ardhshëm Jens-Fredrik Nielsen i quajti deklaratat e Trump të papërshtatshme.
“Deklaratat e Trump nga Shtetet e Bashkuara janë të papërshtatshme dhe tregojnë edhe një herë se ne duhet të qëndrojmë të bashkuar në rrethana të tilla”, ka komentuar ai në një postim në Facebook.
The post Danimarka: Deklaratat e Trump për aneksimin e Groenlandës, të papranueshme! appeared first on Lapsi.al.