Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ishte një prej deputetëve të opozitës që iu bashkua protestës së djeshme kundër trafikut të drogësa Pas përfundimit të tubimit, Shehi del me një përshtypje pozitive për këtë protestë, pasi siç shprehet ai, opozita po kuoton tema të cilat deri dje janë konsideruar nën zë si të hershme për shoqërinë shqiptarea
“Pra, e rëndësishmja e kësaj proteste është fakti se opozita shqiptare ka filluar që ta trajtojë këtë temë në një prizëm modern evropian, duke e përfshirë atë në sërën e problematikave që ka shoqëria shqiptare”, shprehet Shehi në një interviste për gazetën “Mapo”a
Shehi e sheh në këtë prizëm protestën, pasi ai e mirëkupton faktin se kryeministri nuk mund largohet pas nëntë muaj qeverisjeje, edhe pse ky rregull, sipas tij, nuk ia heq të drejtën morale opozitës që të kërkojë të bëjë protestaa Deri këtu, kryetari i LZHK-së dhe një prej njerëzve më me eksperiencë në politikë nuk sheh asgjë anormalea Por ajo që atij i duket handikap në mënyrën e të bërit opozitë është fakti se kjo qeveri nuk mund të rrëzohet me qeverisjen e djeshmea
“Koha e qëndrimit në opozitë është e shkurtër dhe shpesh herë na duhet që të godasim qeverinë e sotme me qeverinë e djeshme, kur në fakt logjika e opozitarizmit është që qeveria e sotme goditet me qeverinë e të nesërmes, domethënë në të gjithë këtë lloj dialektike kemi një defekt kohor”, – nënvizon aia
Dhe Shehi këmbëngul shumë në këtë logjikë, saqë e thekson sërish në një tjetër pjesë të intervistësa Edhe pse kryetar i LZHK-së, Shehi është pjesë e grupit parlamentar demokrat si pasojë e një pakti parazgjedhor që PD-ja ka bërë me disa prej partive aleate të saja Duke qenë pjesë e saj në grup por edhe në Kuvend, Shehi komenton edhe protagonizmin e theksuar që Berisha ka në axhendën parlamentare të opozitësa Por si e komenton ai këtë situatë?
“Mendoj që kjo inerci në një farë mënyre duhet t’i afrohet fundita Duhet të ketë një stacion ndalese, sepse ndryshe nuk do të shërbejë më si armë politike…”, shprehet ai ndër radhëa S
hehi sheh gjithashtu të domosdoshme pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e ardhshme lokale, pavarësisht ngjarjeve politike që do të rrjedhin me reformën administrativo-territorialea Ai thekson se ka ende kohë për bashkëpunim dhe e cilëson reformën të përfunduar vetëm kur ajo të ketë marrë edhe mbështetjen politikea
“…Kjo është një lloj reforme që ka nevojë të qëndrojë në këmbë dhe për pasojë i duhen të dyja këmbët, mbështetje politike nga të gjitha krahët dhe sigurisht një zgjedhje teknike sa më profesionale që t’i durojë kohës”, – shton Shehi
Source: Tema – Aktualitet