Debati për nderimet me grusht lart për 5 majin është transferuar edhe në Komisionin e Jashtëma Nënkryetari i Komisionit të Jashtëm, Aldo Bumçi, e ka quajtur të papërgjegjshëm qëndrimin e qeverisë që sipas tij tenton të rikthejë adhurimin e figurës së diktatorit, duke detyruar zyrtarët të përkulen para portretit të Enver Hoxhësa
“Ngjarjet e fundit që fotografitë e diktatorit që i shkaktoi Shqipërisë atë që nuk i shkaktoi asnjë pushtues, zyrtarë të lartë dhe ministra që përkulen para diktatorit…”, e ka filluar fjalën e tij za Bumçi, teksa ka vijuar më tej duke thënë se , “Enver Hoxha është Hitleri jonë, ta rikthesh Hitlerin tonë dhe ta adhurosh pas 24 vitesh, është e pashembullt”a
Megjithëse kjo nuk ka qenë temë e diskutimit të komisionit, deputetët e majtë Namik Dokle dhe kryetarja e Komisionit Arta Dade , i janë përgjigjur Bumçita
“Europa e civilizuar dhe e vlerave, nuk mund të nëpërkëmbë vlerat e jashtëzakonshme të Luftës së Dytë Botërore, antifashiste, sikurse dhe lufta e popullit shqiptar, Antifashiste Nacinal Çlirimtare, e cila është në piedestalin e vlerave të trashëgimisë sonë historikea Për sa i’u përket figurave të caktuara, në periudha të caktuara të historisë sonë, kanë qenë pozitive apo në periudha të tjera janë shëndërruar dhe janë bërë negative, ne duhet t’jua lemë historianëve, ne duhet t’i edukojmë brezat me dashuri dhe respekt për vendin dhe patriotizëm të spikatura Dhe , në kuadrin e kësaj qenë festimet apo përkujtimoret e 5-majit,” ka theksuar Dadea
Ajo është është shprehur më tej se Enveri ishte komandant i Luftës dhe ajo çka e shqetëson , “është mentaliteti dhe trashëgimia e diktatorit, e cila ka zënë vend në kokën e Sali Berishës”, citon gazeta “Panorama”a
Source: Tema – Aktualitet