Gjatë periudhës 22 Shtator- 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri – Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidhur me situatën ekonomike dhe politike në vend.
Të pyetur nga Barometri Euronews – Albania qytetarët kanë dhënë vlerësimin e tyre për punën e qeverisë. Ata që e vlerësojnë pozitivisht punën e qeverisë janë 33.7% e qytetarëve.
Ndërkohë 41.8% e tyre kanë vlerësim negativ për punën e qeverisë dhe 23.8% kanë vlerësim neutral. Ata që kanë votuar PS në vitin 2021, vlerësojnë më pozitivisht punën e qeverisë.
70.2% e atyre që kanë votuar PS në vitin 2021 kanë vlerësim pozitiv për punën e qeverisë, 9.6% e tyre vlerësim negativ dhe 19.9% vlerësim neutral.
Të pyetur nëse “Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur apo të gabuar?” 35% e qytetarëve mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e duhur.
Ndërkohë ata që mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar janë 48.3%.
Pjesa tjetër e qytetarëve, 15.7% e tyre mendojnë se Shqipëria nuk po shkon as në drejtimin e duhur dhe as të gabuar.
Krahasuar me 10 – muaj më parë për qindja e qytetarëve që mendojnë se Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur është ulur me 10.3 pikë, ndërkohë për qindja e atyre që thonë se Shqipëria po shkon në drejtimin e gabuar është rritur me 10.8 pikë.
Qytetarët kanë dhënë vlerësimin e tyre për punën e opozitës. Ata që e vlerësojnë pozitivisht punën e opozitës janë 8% e qytetarëve.
Ndërkohë 70% e tyre kanë vlerësim negativ për punën e opozitës dhe 20% kanë vlerësim neutral.
Nga qytetarët që kanë votuar PD dhe aleatët në vitin 2021, 20.2% e tyre kanë vlerësim pozitiv për punën e opozitës, 44.8% e tyre vlerësim negativ dhe 35% vlerësim neutral.
Të pyetur lidhur situatën ekonomike të vendit 22.7% e qytetarëve e vlerësojnë atë pozitivisht, 51.3% e vlerësojnë atë negativisht dhe 25.6% as pozitivisht dhe as negativisht. Krahasuar me 10-muaj më parë vlerësimi pozitiv për ekonominë e vendit është ulur me 5.1 pikë, ndërkohë që vlerësimi negativ për situatën ekonomike të vendit është rritur me 12.1 pikë.
Lidhur me situatën ekonomike të familjes, 34.8% e qytetarëve e vlerësojnë atë pozitivisht, 29.9% negativisht dhe 35.1% as pozitivsht as negativisht. Krahasuar me 10-muaj më parë vlerësimi pozitiv për ekonominë familjare është ulur me 6.4 pikë, ndërkohë që vlerësimi negativ është rritur me 2.9 pikë. /LAPSI.al
The post Del sondazhi/ Ç’mendojnë shqiptarët për punën e qeverisë dhe opozitës appeared first on Lapsi.al.