Skip to content
Gazeta.al
Menu
  • Lapsi
  • Shekulli
  • Dita
  • Shqiptare
  • Mapo
  • Panorama
  • Albeu
  • Standard
Menu

Delvinjoti Jani Memo, kandidat i partisë naziste “Agimi i Artë”

May 18, 2014

agimiI lindur në Finiq të Delvinës dhe me preardhje nga Labova e Kryqit të Gjirokastrës, një 26-vjeçar ka vendosur që të kandidojë për partinë ekstremiste greke “Agimi i  Artë”a “Shqiptarjaacom” shkruan se Jani Memo, jeton prej mbi dy dekadash në Janinë dhe ka fituar edhe nënshtetësinë helene ndërsa tashmë garon për një vend në Parlamentin Europian, në siglën e “Agimit të Artë”a Se si është lidhur me partinë ekstremiste, por edhe çfarë synon të arrijë, nëse fiton, Jani Memo e ka sqaruar në një intervistë të dhënë për faqen elektronike “himaraagr”, ku ka bërë një prezantim të platformës së tija

“Jam i  vendosur që duke vajtur në Parlamentin Evropian të kërkoj që të ushtrohet presion ndaj Shqipërisë për të drejtat e bashkëkombësve të mi grekë të Vorio Epirita Ja disa nga pikat e programit tim: Njohje ndërkombëtare për emërtimet “Vorio Epir” dhe “Grekët e Vorio Epirit”; Rikthim i  Protokollit të Korfuzit; Organizim i  manifestimeve për ndërkombëtarizmin e çështjes së Vorio Epirit; Vendosja e vetos ndaj Shqipërisë, përderisa nuk respekton plotësisht të drejtat tona; Kthimin e pensioneve të OGA-s; Rishikim i  plotë dhe ngritje e statusit të minoritetit grek në Shqipëri dhe njohjne e qartë të zonave të tij, pra të njihen si zona minoritare edhe Himara, Korça etj” shprehet Memoa

http://respublicaaal/artikuj/2014/05/18/delvinjoti-memo-kandidat-i-partise-naziste-agimi-i-arte

Source: Tema – Aktualitet

©2025 Gazeta.al SKAI Software Solutions