Ish- të përndjekurit politikë deklarojnë se kanë nisur dialogun me Qeverinë dhe se nuk do të protestojnë apo të nisin një grevë urie përpara se Komisioni te marrë një vendim në muajin Qershor në lidhje me statusin e vendit kandidat për Shqipërinëa
Në një deklaratë për mediat ish- të përndjekurit politikë të cilët zhvilluan të enjten një protestë para Parlamentit, bëjnë të ditur se “heqin dorë nga vendimi për grevë urie dhe nisin dialogun me Qeverinë”a
Përfaqësuesi i grevistëve Agron Tale tha se “Shqipëria ndodhet para statusit të vendit kandidat dhe ne të burgosurit dhe të përndjekurit politikë, nuk duhet të bëhemi pengesë e integrimit Evropian të Shqipërisë, pasi integrimi është shpresa e shqiptarëve për të ardhmen”a
Po ashtu, në deklaratë i drejtohet apel të gjithë atyre që kërkojnë të përfitojnë nga ky moment i brishtë i vendit të heqin dorë nga provokimet me grevë urie, si dhe njëherazi të mos abuzojnë me grevistët e urisë së Tetorit 2013, ku u sakrifikuan shokët tanëa
“Grupi ynë, ka tashmë ekipin negociator dhe që sot kanë nisur negociatat me përfaqësues të qeverisëaJu bëjmë thirrje të gjithë faktorëve politike, shoqëri civile dhe shoqata që në këtë periudhe të jenë bashkëpunues që të ndihmojmë Shqipërinë të integrohet në BE”, përfundon deklarataa
Source: Tema – Aktualitet