Deputeti socialist Andrea Marto vlerëson se Himara në ndarjen e re territoriale duhet të jetë një qendër bashkie më vete që bashkon sot gjithë fshatrat e Himarës së dikurshme, përfshi këtu edhe fshatrat që sot përfshihen në komunën e Lukovësa
Pavarësisht se mbështet mënyrën sesi janë trajtuar zonat minoritare në këto projekte, ai thekson se sa i përket Himarës, ajo megjithëse nuk është një zonë me shumicë të theksuar minoritare, duhet trajtuar me kujdes, në mënyrë që ndarja e re të marrë parasysh historinë, traditën dhe kulturën e kësaj zonea
Në këtë mënyrë ai lë të kuptohet qartë se Himara mund të jetë bashkë me Lukovën, por jo me Vranishtin siç edhe propozohet, kjo për arsye se banorët e Vranishtit e konsiderojnë veten vlonjatë, ndërsa ata të Himarës, himarjotëa Kjo në fakt nuk është as më pak dhe as më shumë sesa varianti i pestë i propozuar nga qeveria, ai me 63 njësi vendore, ku Himara propozohej të ishte bashki më vete së bashku me Lukovëna
“Besoj se është një çështje që duhet trajtuar me gjakftohtësi dhe pa u ngarkuar me këto pasionet nacionalistea Në rastin e Himarës nuk bëhet fjalë për një zonë që ka shumicë dërmuese minoritare, siç është rasti i Dropullit, Pustecit apo zonës Delvinë-Sarandëa Këtu kemi një zonë që ka një shtrirje të madhe, që një pjesë janë siç deklarojnë me origjinë greke, një pjesë janë ortodoksë, por jo me origjinë greke, një pjesë janë me besim fetar tjetëra Domethënë që nuk ka pse të fokusohemi vetëm tek Himaraa
Himara duke patur një histori të gjatë, duhet të jetë një zonë më vete, ku të jetë qendër e një bashkie të rea Sesi do jetë përbërja e bashkisë, kjo duhet të diskutoheta Himarjoti me vlonjatin kanë një diferencëa Unë nuk i futem etnikisht problemit, sepse ai që është nga zonat apo fshatrat rreth Himarës thotë unë jam himarjot dhe nuk thotë si ai matanë malit, që thotë unë jam vlonjata Në këtë këndvështrim historik, ekonomik e gjeografik, them se Himara për bukuri do të ishte një njësi më vete”, shprehet ai për Mapoa
Source: Tema – Aktualitet