Real Madrid shumë i fortë për Juventus: Blancos fituan 1-0 falë golit të Gonzalo Garcia. Bardhezinjtë nuk kanë shumë për t’i qortuar vetes: ndeshja, ashtu siç kishte kërkuar Tudor, u bë me guxim, duke besuar vërtet se mund të mposhtnin një skuadër objektivisht më superior, si Real Madrid. Dhe në gjysmëorën e parë pati edhe raste për t’i bërë dëm spanjollëve, por më pas njerëzit e Xabi Alonso morën kontrollin e lojës duke e vënë në pah cilësinë më të madhe, duke i shtypur bardhezinjtë në 30 metrat e fundit: goli i fitores nga Gonzalo Garcia ishte pasojë e natyrshme e zhvillimit të lojës. Megjithatë Tudor mund të jetë i kënaqur: të tijtë e luajtën deri në fund kundër një prej skuadrave më të forta të futbollit europian.
INTO THE QUARTER-FINALS! pic.twitter.com/eQ4WBdKzxQ
— Real Madrid C.F. (@realmadriden) July 1, 2025
Lexo më tej: Juventus u bë meme, Tudor pranon: “City shpenzon dhe ka lojtarë më të fortë se ne”
Juventus i fut frikën Real Madrid për gjysmë ore, i shtyrë nga një super Yildiz, por nuk mjafton për të prerë biletën për çerekfinalet e Botërorit për Klube. Blancos, pasi i shmangën rreziqet fillestare, morën kontrollin e ndeshjes dhe në pjesën e dytë e fituan ndeshjen falë goditjes me kokë të suksesshme të Gonzalez Garcia. Zonja e Vjetër qëndroi në lojë deri në fund kundër yjeve madrilenë: paraqitje serioze, e përforcuar nga pritjet e Michele Di Gregorio, përsëri i jashtëzakonshëm si kundër Manchester Cityt. Bardhezinjtë përshëndesin Amerikën me dy humbje në katër ndeshje. Pas Inter, edhe Juventus del nga gara e tani Italia nuk ka më përfaqësues në Botëror. Real Madrid do të gjejë në çerekfinale fituesin e Borussia Dortmund-Monterrey, që luhet në orët në vijim.
The post Di Gregorio nuk mjafton për Juventus: Garcia i jep fitoren Realit, Tudor eliminohet appeared first on Lapsi.al.