“Nderimi për luftën vazhdon nga protagonist, të cilët si lidh asgjë me luftën, i lidh vetëm një nevojë e pashpirt për të përfituar nga lufta, qoftë duke u përpjekur që të pronësojnë mesazhin e luftës, qoftë edhe më zi, duke u përpjekur që duke goditur luftën të godasin kundërshtarin e sotëm, duke harruar atë që është në themelin e bashkëjetesës në një sistem demokratik, se në demokraci nuk ka armiq ka vetëm kundërshtarëa Jo në pak raste, njerëz apo grupime të caktuara në vend të bëjnë luftën e tyre me armën e paqes për Shqipërinë e të ardhmes, bëjnë gjithçka duke ushqyer në forma të papranueshme konfliktet e lindura mes shqiptarëve në luftë dhe të ushqyera pas luftë në funksion të pushtetit”a
Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në takimin me veteranë të LANC-it në “Ditën e Europës” si simbol të “Europës së bashkuar”a Rama ka zgjedhur pikërisht 9 Majin për të përkujtuar sakrificën e veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Clirimtare, në një takim të zhvilluar në godinën e Këshillit të Ministravea
“Zgjodha këtë ditë dhe këtë simbol për tu takuar me ju dhe për tju uruar mirëseardhjen në këtë godinë veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe bashkë me luftën të çojmë edhe mesazhin e madh të Europës së Bashkuar, se në të vërtetë shqiptarët përmes shumëkujt ndër ju dhe atyre që sot s’janë më luftuan sëbashku krah për krah me kombet e tjera të Europës”, tha Ramaa
Në këtë kuadër, Kryeministri theksoi se tashmë është koha që kjo luftë të përcjellë vetëm mesazhin e paqes dhe jo të keqkuptimeve që bëhen qëllimisht nga disa njerëz dhe grupime, që përpiqen të ushqejnë konfliktet e lindura mes shqiptarëve në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare në funksion të pushtetita
Referuar 29 Nëntorit 1944, që zyrtarisht njihet si data e clirimit të Shqipërisë, Rama theksoi se “nderimi i dëshmorëve dhe heronjve të Luftës Nacional Çlirimtare, si dhe nderimi i vetë datës së çlirimit të vendit tonë është nderi i çdo qeverie shqiptare”a
“Sakrifica e mijëra vajzave e djemve të Shqipërisë që ranë me një idealizëm të pashoq në luftën për çlirim meriton shumë më tepër sesa fjalët, edhe sesa përveç fjalëve është mundur të bëhet e të tregohet në këto vite”, theksoi Ramaa
Sipas tij, Lufta Nacional Çlirimtare ka qenë dhe do të mbetet një nga faqet me të shkëlqyera që ky popull ka shkruara
“Qeveria jonë është qeveria për Aleancë e Shqipërisë Europiane dhe unë kam krenarinë të them se është qeveria që ka detyrimin dhe bën përpjekjen të përfaqësojë më dinjitetin më të madh edhe luftën si mesazh të shpalosjes së vlerave”, theksoi Ramaa
Kreu i qeverisë u shpreh se qeveria ka detyrimin dhe nderin të përfaqësojë edhe ata që nuk jetojnë më, që nga ata që dhanë jeten për Shqipërinë që ne duam, edhe për veteranët që ndahen ditë pas dite nga nea
“I nderojmë sot në këtë 9 maj në këtë ditë të shënuar për të gjithë Europën për të gjithë veteranët e luftës, në këtë 9 maj të 70 vjetorit të çlirimit me një minutë heshtje për veteranët që nuk janë më mes nesh dhe ne kemi patur nderin t’i njohim”, theksoi aia
Source: Tema – Aktualitet