Në kuadrin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes, Zëvendës-Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho prezantoi Programin e Partisë së Lirisë kundër shpopullimit dhe mbështetjen e familjeve në nevojë.
PROGRAMI I PL PER FAMILJEN
“A e dini se për të luftuar shpopullimin Partia e Lirisë ka hartuar një plan masash?
Programi i Partisë së Lirisë kundër shpopullimit dhe mbështetjen e familjeve në nevojë parashikon mbështetje financiare për nënat, ku ato do të marrin paga të plota që variojnë nga 70 deri në 100 për qind të pagës së tyre për dy vitet e para të lindjes.
Lehtësira në strehim për çiftet e reja, duke përfshirë krijimin e fondit për banesat dhe blerjen e tyre me kosto të ulët.
Kredi për blerje shtëpie me interes të subvencionuar dhe zbritje të kredisë 3 mijë euro për fëmijën e parë, 6 mijë euro për fëmijën e dytë dhe 10 mijë euro për fëmijën e tretë.
Do të krijojmë shportën e bebes me mbështetje falas me ushqim dhe suplementet ushqimore të domosdoshme për gratë shtatzëna të familjeve në gjendje varfërie e papunësie.
reduktim të vdekshmërisë foshnjore dhe të nënave në lindje, duke përmirësuar kujdesin për nënën dhe fëmijët.
Garantim nga shteti i punësimit të grave shtatzëna, i ushqimeve dhe suplementeve ushqimore, i veshjeve dhe aksesorëve pediatrikë për një periudhë 1-vjeçare për fëmijën e lindur tek familjet në varfëri apo të papuna.
Mbulimi i plotë falas i të gjitha barnave, përfshirë këtu edhe ato barna që nuk janë të përfshira në listën e barnave të rimbursueshme.
Gjithashtu, do të mundësojmë shërbimin katering në shkolla dhe kopshte, për të zgjatur qëndrimin e nxënësve në shkolla dhe kjo do t’iu mundësojë grave dhe nënave të reja rritjen e tyre në karrierë”, shprehet Erisa Xhixho.
The post Dita e Familjes, Xhixho prezanton programin e PL-së kundër shpopullimit dhe mbështetjen e familjeve në nevojë appeared first on Gazeta Standard Online.