Kryeministri Edi Rama dhe Kreu i Kuvendit Ilir Meta premtuan mbështetje maksimale për integrimin e fëmijëve jetimë në shoqëria Në ditën ndërkombëtare të jetimëve , Kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama ishin të pranishëm në aktivitetin e e organizuar me këtë rast në Pallatin e Kongreseve në Tiranëa Ata shprehën vullnetin e Kuvendit dhe të Qeverisë për të hartuar legjislacione në ndihmë të fëmijëve jetimë dhe problematikat që ato kanëa
Sipas kryeparlamentarit Meta, Kuvendi ka qenë gjithmonë i bashkuar dhe do të jetë i tillë në hartimin e rezolutave që u vijnë në ndihmë fëmijëve dhe vëçanërisht fëmijëve jetimëa Meta theksoi se synimi parësor i Qeverisë mbetet sigurimi i të drejtave ndaj fëmijëve për t’u strehuar, arsimuar dhe punësuar dhe siç theksoi ai për t’i integruar në në jetën shoqërore drejt Europësa
“Një nga treguesit themelor pë vlerësimin e një shoqërie por edhe për të përcaktuar standardin e një shoqërie ka të bëjë me të drejtat e një fëmije dhe akoma më shumë me të drejtat e fëmijëve jetimëa Ndaj jemi këtu për të treguar vendomërinë për të qenë më pranë jush dhe familjeve tuaja për tu ndjerë pjesë e një familje të bashkuar që ecën me një ritëm drejti Europësa Ndaj kërkohet më shumë solidaritet njerëzor dhe shoqëror, politika integrusese e fëmijëve janë shtyllat më emancipuese të shoqërisë sonëa Ekziston një vullnet për të përmirësuar legjislacionin që i zgjidh problemet tuaja, jo brenda një dite, sepse as problemet tuaja nuk janë krijuar brenda një dite, por çdo ditë mund të zgjidhim nga një problem për të bërë më të sigurtë të ardhmen tuaj”, theksoi Metaa
Sipas tij, sfida kryesore është sigurimi i një të ardhme dhe të drejte për tu arsimuar, për t’u strehuar dhe punësuara
“Dua t’ju theksoj se sa i përket të drejtave të fëmijëve edhe Kuvendi është i bashkuara Për këtë jo vetëm janë organizuar seanca dëgjimore por edhe kemi miratuar me konsensus një rezolutë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve ku ato të jetimëve zënë vëmendjen parësorea Unë besoj se për këtë pikë Kuvendi do të vijojë të jetë i bashkuar”, u shpreh Meta
Në vijim ai shtoi “besoj se vëmendja që i kushton qeveria arsimit profesional, do të bëjë që shumë nga ju të jeni përfitues të këtyre politikave më të afërtaa Ju do të jeni prioritet i kësaj qeveriea Kjo ditë të mos mbetet një ditë në vit, por një ditë bilanci për atë çfarë kemi bërë por edhe për të afruar edhe fëmijët drejt Europësa Ju nuk jeni vetëm”a
Kryeministri Edi Rama ndërsa shprehu mirënjohjen edhe për qendrat që u vijnë në ndihmë këtyre fëmijëve pasi siç tha ai bëjnë më shumë se sa arrin të bëjë qeveria, theksoi se problemi kryesor mbetet integrimi i këtyre fëmijëvea Në këtë kuadër, Rama shprehu vullnetin e plotë parlamentit në mbështetje të plotë për kapërcimin e këtij problemi
“Siç e tha edhe Kryetari i kuvendit, problemet e fëmijëve janë të shumta dhe nuk janë krijuar në një ditëa Janë probleme që presin prej një kohe zgjidhje, disa më të lehta, disa që kanë nevojë për më shumë punë, por problemi serioz, dhe plaga shoqërore e gjithë atyre fëmijëve edhe pasi rriten nuk e kanë të mundur të integrohen në jetën shoqërore është një plagë që të gjithë jemi të vetëdijshëma Edhe parlamenti u shpreh në mbështetje të plotë të fëmijëve jetimëa Në jemi të vetëdijshëm qoftë për situatën jo të lehtë në qendrat rezidenciale të fëmijëve, dhe i përshëndes që kalojnë jetën në këto qendra, dhe do të bëjmë ç’është e mundur që ato të kalojnë një jetë të lumtura Por problemi nuk janë vetëm qendrat, por edhe nënat kryefamiljare, dhe për këto do të bashkohemi për të çuar përpara një politike të veçantë mbështetjea Ne jemi këtu, por e sigurtë është që deri këtu ju ka sjellë solidariteti i gjithë organizatave, të cilët me pasionin e tyre kanë bërë më shumë se çdo qeveri dhe kanë arritur të lehtësojnë dhimbjet që qeveritë nuk e kanë bërë me kaq solidaritet”, tha Ramaa
Source: Tema – Aktualitet