Kryetari i PD, Sali Berisha, pasi u rikthye në selinë e PD-së pas heqjes së masës së sigurisë “arrest shtëpie”, mbajti një konferencë për gazetarët, nga ku menjëherë ngriti akuza të rënda ndaj qeverisë dhe zyrtarëve me emra konkretë.
Berisha deklaron se ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla, është i akuzuar se ka porositur vrasje, ndërsa tha se emri i Ramës është më i lakuari në bisedat e zbardhura nga Sky ECC dhe Encrochat, duke e quajtur atë si kriminelin më të madh.
“Taulant Balla është iu akuzuar për porosi vrasjesh. Ai ka një mburojë politike dhe me të bëhet më i forti i qytetit dhe merr shefat e policisë, e drejtuesit e gjykatave. Më kriminel nga të gjithë është Edi Rama sepse i pret në zyrë. Edi Rama është personi më i lakuar, më i cituar në Sky. Ata që kanë punuar në kohën e Berishës juristë e dinë shumë mirë mbështetja që i kam dhënë për të plotësuar detyrimet e tyre ligjore.
Ata ndërtua një drejtësi që mund ta çonte vendin në konflikt civil”, tha Berisha.
The post Drejtesia e kapur!Berisha: Edi Rama personi më i cituar në SKY ECC appeared first on Gazeta Standard Online.