“Do të të gjejë belaja me mua Nuk janë asgjë ato mushkonjat që po diskutojnë, po ta them para gazetarëve, mbaje mend ç’po të thema Ma thonë emrin Tan Dajti, e keni kthyer në çështje personale me muaa”
Ky është kërcënimi që Dritan Dajti , i pandehuri për vrasjen e 4 policëve, i ka drejtuar gjyqtarit, Idriz Mulkurti në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rëndaa
Mësohet se Idriz Mulkurti është i njëjti gjyqtar që dha masën për Sajmir Bajramin dhe Giorgio Riformaton, të cilët akuzohen tentativën e trafikimit me avion të lëndëve narkotike përmes Divjakësa
Procesi gjyqësor ndaj Dritan Dajtit po zvarritet pafund, për shkak se drejtësia nuk ka gjetur ende një avokat që të marrë përsipër mbrojtjen e këtij të pandehuria Të gjithë avokatët kryesisht, që gjykata cakton në këtë proces, refuzojnë të marrin përsipër mbrojtjen e interesave të të dyshuarit si autor i masakrësa
Dritan Dajti akuzohet se qëlloi për vdekje në 7 gusht 2009 katër oficerët , Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari dhe Saimir Duçkollari, të cilët ishin pjesë e një skuadrës që tentoi t’i vinte prangat njeriut të kërkuar dhe që jetonte prej shtatë vitesh në arratia
Source: Tema – Aktualitet