Një dokument sekret që jep një tablo tjetër të historisë me “aerotrafik” nga Shqipëriaa Hetimi i fshehtë që tenton të japë përgjigje të ndryshme në një histori me shumë pikëpyetjea Revista Java disponon një kopje të dokumentita Çfarë po ndodh në prapaskenë dhe çfarë kartash palët vazhdojnë t’i mbajnë të mbyllura nga sytë e publikut? Një seri detajesh që vetëm sa shtojnë misterin dhe çfarë synon Rama me sfidën që i bën Berishës për t’u hetuar bashkarishta Çfarë dinë ata që do ta thonë nesër?
Nga Lorenc Vangjeli*
Si kurrë më parë, historia me avionin e drogës së Divjakës ka mbërthyer vëmendjen e publikut dhe të politikësa Dhjetra orë transmetimet televizive dhe qindra faqe të medias të shkruar kanë nënvizuar detaje, kanë zbuluar detaje dhe kanë demonstruar detaje gjithashtu të pafundme, edhe kur nuk kanë pasur të bëjnë me thelbin e historisëa E cila edhe me to, edhe pa to, është ende larg zbardhjes së të vërtetësa Për shkakun e vetëm dhe të zakonshëm në Shqipëri: sa kohë, pjesë e “hetimit” bëhet dhe politika, e vërteta humbet gradualisht shanset për të dalë në dritëa Ka disa pyetje që u kanë munguar në këtë histori përgjigjet e qartaa E para prej tyre, është rasti tragjiko-komik i Divjakës tentativa e parë për të bërë trafik droge me avionë?
Të jetë e para tentativë?
Po të dëgjosh të dy krahët e politikës përgjigjet janë të kundërtaa Për kryeministrin dhe PS-në është kështua Për ish-kryeministrin dhe PD-në, kjo gjë është një ritual që është krijuar me ardhjen në pushtet të socialistëvea Si gjithmonë, e vërteta është diku në mesa Revista Java ka mundur të sigurojë një dokument tejet konfidencial dhe shpjegime të rezervuara që japin një tablo tjetëra Madje edhe një konfirmim zyrtar se mbi bazën e këtij dokumenti ka nisur një hetim penal shumë kohë përpara se “aerotrafiku” të bëhej pjesë e betejës tokësore në parlamenta
Sipas këtij dokumenti që daton vjeshtën e dy viteve të shkuara, konkretisht tetorin e vitit 2012, një informacion i klasifikuar u bë ndoshta këmbana e alarmit dhe paralajmërim për çfarë do të ndodhte më pasa Një punonjës i Forcave të Armatosura, i drejtohej Ministrisë së Mbrojtjes që: “…në disa episode të veçanta në aeroportin e Gjadrit ishin ulur avionë sportive, të cilët shoqëroheshin nga grupe njerëzish dhe që më pas merrnin një ngarkesë masive të ndara në çanta”a
“Qese të mbështjella me natriband”, shkruhet në këtë dokument duke mos lënë shteg për dyshime të tjeraa Informacioni bënte fjalë që punonjësi i FA-së e kishte komunikuar një gjë të tillë me eprorin e tij direkt në Gjadër, por që nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar të tija “…kur ju afrova në datën… avionit, i pyeta ata që ndodheshin pranë tij se cilët ishin dhe çfarë bënin dhe ata më thanë fillimisht se ishin punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror, që kishin ardhur për stërvitje në Gjadër”a Mbas këtij komunikimi ata i kishin kërkuar ushtarakut që të largoheja Në një rast tjetër, në komunikim me eprorin e tij ai i kishte thënë që të mos merrej me atë punëa Një detaj, drejtori i SHISH që konsiderohej i afërt me opozitën, Bahri Shaqiri ishte shkarkuar nga detyra vetëm pak muaj më parë, në gusht të vitit 2012a Koincidencë?
A është ky deponim prova që në Gjadër, nën qeverisjen e demokratëve ka pasur episode kriminale të trafikut ajror të drogës? Edhe nëse është kështu, kjo është shumë e vështirë të vërtetohet, pavarësisht hetimit dhe sekretit të hekurt që e ka rrethuar atëa A kanë pasur dijeni zyrtarët e lartë të kohës për një gjë të tillë? Zyrtarisht në PD e mohojnë me forcë një gjë të tillëa Ish-ministri i mbrojtjes Arben Imami e mohon kategorikisht një gjë të tillëa
“Jam interesuar më pas dhe më rezulton se nuk kemi pasur asnjë informacion zyrtar mbi një gjë të tillë”a
A ishte ruajtja e sekretit hetimor që e detyroi kryeministrin Rama që në momentin e parë të shpërthimit të debatit të mohonte gjithashtu dijeninë dhe informacionet se një gjë e tillë kishte ndodhur?
Zëra të shkëputur nga maxhoranca e sotme, mes tyre dhe deputetët Vasilika Hysi dhe Pjerin Ndreu pohojnë se informacione ka pasur, por nuk i kanë bërë publike pikërisht për shkak të ruajtjes së sekretit hetimora
A ishte hapja e këtij sektori të ri lufte politike nga PD-ja një parapritë për rezultatin e mundshëm të hetimeve për të thënë të nesërmen e tyre se ai ishte një montazh i pozitës?
Gjasat logjike ekzistojnë sërisha Zyrtarisht nuk pohohet asgjë, por historia e hetimit mbi këtë të shkuar është tashmë një e vërtetë që ka ditë që flitet dhe debatoheta
Po Rinasi?
Llogoret e luftës politike janë më të thella se kurrë dhe palët po qëllojnë njëra-tjetrën me municion vetëm në dukje të pakontrolluara Të premten, gazeta Dita rimerr një “zhurmnajë” të vjetër dhe e bën publikea Pa dokumenta shkresorë – ato pretendohet se janë zhdukur – por me shumë dëshmitarë, të cilët me ndryshimin e pushtetit kanë dhënë dëshmitë e tyrea Bëhet fjalë për një ngarkesë disa qindra kilogramë me kokainë – 250 të tilla – të cilat kanë ardhur në aeroportin e Rinasit në ditën e zgjedhjeve, në 23 qershor të vitit të kaluara
Dita pretendon se një pjesë e madhe e kësaj ngarkese është “magazinuar” në Shqipëri, e destinuar për tregun perëndimora Po kështu, përmendet dhe emri i një kompanie ajrore, të falimentuar tashmë, Belle Air, si një mjet i trafikimit të drogësa Në një trafik që ka zgjatur të paktën prej katër vjetësha Emri i kësaj kompanie, të afërt me pushtetin e djeshëm, pretendohet se është përmendur që në vitin 2010 në informacionet konfidenciale në drejtorinë e antitrafiqeve në policinë e shtetit dhe në SHISHa
Saimir Tahiri, ministër i brendshëm duke komentuar ngjarjen e Divjakës dhe akuzat e PD-së për implikim të strukturave të sotme shtetërore në trafikun e drogës jep edhe një shpjegim logjik në të kundër të akuzavea Një shpjegim që i ngjan pak a shumë historisë së vezës së Kolombita “Ne të përfshirë? Po sikur të ishte kështu, pse duhej bërë gjithë kjo aventurë me një avion që ulej në Divjakë, kur ai mund të nisej direkt nga Rinasi? E kuptoni absurdin e këtyre akuzave”?
A ka sekrete të tjera?
Burime shumë të rezervuara, politike e mediatike afrojnë dhe një skenar tjetëra Një skenar që u duk se e paralajmëroi në mënyrë indirekte dhe shumëkuptimëshe dhe vetë kryeministri në daljen e tij të parë përpara mediave, kur shprehu habinë e tij për dinamikën e ngjarjesa
“Një avion i ulur çuditërisht në rërë, nga një pilot profesionist italian, të shtunën, në mes të ditës me diell dhe pasi fluturon aq sa duhet për t’u pikasur nga shumë njerëz, për t’u filmuar e për t’u fotografuar nga të katër anëta Një makinë e ngecur çuditërisht në rrugën aty pranë, plot me drogë e me çanta të lëshuara si pa kujdesa Shoferi, një shqiptar i ardhur nga Italia që s’kishte kaluar kurrë më parë në atë rrugë, dhe i kapur nga policia në pyllin e Divjakësa Dhe një parti deri dje në pushtet, e cila që në sekondën e parë të daljes nëpër titrat e televizioneve të këtij filmi kaq tërheqës, lëshohet me tërbim me kuç e me maç, kundër meje, kundër ministrit të brendshëm, kundër Policisë së Shtetit, kundër logjikës së thjeshtë të shqiptarëve, kundër vetë interesit kombëtar në këtë moment”a
A ka një kumt tjetër kryeministri në këtë rast apo jep një sinjal më shumë për shkak të informacionit më të shumtë që ai disponon për shkak të detyrës?
Ka dhe një shpjegim alternativ të cilat historinë me “aerotrafik”, përshijnë dhe faktorë të tjerë ekstrashqiptarëa Edhe përkundër përmbytjes me shifra që jep opozita për sasinë e drogës që kalon në Itali, e vërteta është se, sipas statistikave zyrtare italiane, ka trend të njëjtë të sasisë së kapur në Itali dhe jo në ato përmasa që pretendon opozitaa Kështu, në bregun tjetër të Adriatikut janë sekuestruar nga janari deri në shtator të vitit 2013 5a1 ton Cannabis Sativa, pra për nëntë muaja Kurse për shtatë muajt në vijim, nga shtatori 2013 e deri në mars të këtij viti, për shtatë muaj, janë sekuestruar 4a6 tona Megjithatë, burime të rezervuara pretendojnë se nga bregu matanë kanë ardhur në mënyrë zyrtare dhe informale informacione se ekziston mundësia që në këto muaj nga territori shqiptar të jenë ngritur avionë që kanë shërbyer për trafik drogea Pretendohet se në mënyra të tërthorta, pjesë të këtij informacioni kanë mbërritur edhe në subjekte mediatikë dhe politikëa “Shqiptarjaacom”, pronë e një botuesi italian ishte e para që botoi mundësinë e trafikut me avionë të drogës nga Shqipëriaa
Ishte ky një informacion që vihej në dispozicion të medias nga burime që zakonisht fshihen? Si një përpjekje për t’i dhënë një implus me shumë dhe vëmendje të shtuar organeve ligjzbatuese në Shqipëri për syhapje të shtuar në këtë drejtim? Por edhe ky variant për të cilin janë gati të venë bast shumë vetë në Tiranë, ka kundërshtitë e vetaa Një nga ta është që deri më tani, nuk është raportuar asnjë avion me ngarkesë të dyshimtë në Italia Sepse avionët e nisur nga Shqipëria do të duhet të zbarkojnë diku dhe të mos mbeten pezull në ajër për ditë të tëra, siç pretendon opozitaa Sikur humbin mbi Adriatik apo sikur diku mbi ujra të ndodhet Trekëndëshi i Bermudës që përpin çfarë hyn dhe që çfarë hyn aty nuk del më?
Ka dhe detaje të tjeraa Vetëm pak ditë më parë, një oficer i lartë policie në Fier u arrestua nën akuzën më të çuditshme të mundshme: i afronte informacion për trafikun e drogës dhe strukturave të shtetit italiana Një detaj interesat që dëshmon një të vërtetë që e di shumëkush, por që pakkush e bën të njohura Shërbimet e huaja ligjzbatuese kanë edhe shërbenjës vendas në dispoziciona
Në Shqipëri shpesh situatat bëhen anormalea Në një lajm të harruar tashmë prej rrebeshit të lajmeve që pasojnë njëri-tjetrin, ka një tingull gjithashtu shumë të çuditshëma Një funksionar policie nga drejtoria e Vlorës, në sektorin e antidrogës, Ardi Liçaj, i rikthyer në polici me emërim të Tahirit, i vetëm dhe në bazë të informacioneve “vetjake” që mundi të sigurojë, arriti të finalizojë disa episode bllokimi droge që shkojnë deri në tre tona Vetëm në dy javë të vetmea Pikërisht ky oficer policie u bë papritur epiqendër e sulmeve nga PD, të cilat e akuzuan si “ushtar të Zani Çaushit”a E pezullojnë nga detyra për verifikim të kësaj akuze dhe mbasi del tërësisht në rregull dhe jashtë çdo dyshimi si i përfshirë në trazirat kriminale të 97-ës, ai rikthehet sërish në detyrëa E sulmuan politikisht me mendjelehtësi apo ka pasur prapavijë tjetër për këtë oficer që krijoi shumë kokëçarje tek trafikantët e drogës? Kush mund ta thotë sesi qëndron e vërteta!
Historia e “aerotrafikut”, jashtë çdo dyshimi do të prodhojë histori të tjeraa E rëndësishme është të theksohet se përveç gjithçkaje tjetër, të vërtetave dhe të pavërtetave që kanë qarkulluar fort në hapësirën shqiptare, tashmë çështja e prodhimit dhe trafikimit të drogës nga Shqipëria është shndërruar në emergjencë kombëtarea Nesër, një ndërhyrje e fortë dhe e mundshme në Lazarat, për shembull apo vatra të tjera të kultivimit të drogës, do të ketë një mbëshetje të shumëfishuar të publikut për policinëa Për ta nxjerrë përfundimisht Shqipërinë nga harta e vendeve prodhuese dhe trafikuese të drogës së lehtë dhe si vend tranzit i drogave të tjeraa
Rama dhe qeveria e tij duket se e kanë vënë këtë basta Sepse e natyrës së bastit politik ishte dhe sfida që ai i bëri parardhësit të tij, zotit Berisha për t’u vënë të dy përballë hetimit të prokurorisë në lidhje me çështjen e trafikut të drogësa Duket se fjalinë e fundit që ai e ka thënë nga të parat në Kuvend: “Dale, dale se nuk keni parë asgjë akoma!”, ai do ta përsërisë sërisha Në një tjetër konteksta Në kontekstin e bindjes së tij për fitore në luftën kundër trafiqeve të drogësa Pikërisht aty ku paraardhësi i tij ka dështuar në mënyrë spektakolarea
*Revista JAVA
Source: Tema – Aktualitet