Në prag të të Ditës Botërore pa Duhan, Instituti i Shëndetit Publik ka bërë me dije se duhanpirja vret rreth 6 milionë njerëz çdo vit në botë, ndërkohë që në vendin tonë nga sëmundjet që shkakton duhani vdesin afro 3 300 personaa
Ndërkaq, vëmendja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vitin 2014 është përqendruar te rritja e taksave të duhanit, si një mënyrë kjo që çon në uljen e konsumit të tij e duke shpëtuar në këtë mënyrë jetë njerëzisha
Nga ana tjetër, specialistët e ISHP-së theksojnë për “GSH”-në se taksimi i produkteve të duhanit është edhe masa më efektive që njihet për të kontrolluar duhanina
“Ajo ka edhe avantazhe të tjera të shtuara, përveç arritjes së synimit, që është ulja e konsumit të duhanit apo rritja e të ardhurave qeveritarea Taksat më të larta ndikojnë tek disa duhanpirës që ta lënë atë dhe ndikon që të tjerët të mos e fillojnëa Gjithashtu ka një ndikim në pengimin e ish-duhanpirësve që ta rifillojnë dhe redukton numrin e cigareve të konsumuaraa Mesatarisht, nëse niveli i çmimit të cigareve rritet me 10%, kjo do të thotë se në vendet me të ardhura të larta kërkesa do të ulet me 4% dhe me rreth 8% në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatarea Kjo pasi njerëzit me të ardhura më të ulëta janë më të ndjeshëm nga një rritje në çmim, duke penguar të rinjtë për të filluar të pinë duhan”, shprehen specialistët e ISHP-sëa
Source: Tema – Aktualitet