Skip to content
Gazeta.al
Menu
  • Lapsi
  • Shekulli
  • Dita
  • Shqiptare
  • Mapo
  • Panorama
  • Albeu
  • Standard
Menu

Durres, miratohet rruga paralele me Portin

May 8, 2014

rrethimi i portit

Merr fund “odiseja” disavjeçare e ndërtimit të një rruge paralel me murin e portit, që e kërkonte bashkia e Durrësit dhe e kundërshtonte PD-ja në “parlamentin” e qytetit, duke sfiduar dhe ish-kryeministrin Sali Berishaa

Maji është muaj i “majmë” për investime nga bashkia e Durrësit, teksa ajo do të prokurojë vetëm në tre objekte infrastrukturore 445 856 075 lekë (rreth 4,4 milionë dollarë)a

“Pjesën e luanit” e merr ndërtimi i rrugës së re paralel me murin e portit, me një fond prej rreth 273 milionë lekë; ky investim duhet të përfundojë për 365 ditë; kurse tenderi zhvillohet më 26 maj 2014a

Ky investim i rëndësishëm mendohet të lehtësojë dukshëm trafikun e automjeteve nga ura e Dajlanita

Interesant është dhe projekti për realizimin e korsive të biçikletave, gjelbërimit dhe ndriçimit në rrugën “Pavarësia” në Plazh me një fond 170, 4 milionë lekë dhe që duhet të përfundojë për 180 ditë; tenderi më 22 maj 2014a

Më modest është fondi për rikonstruksionin e kuartallit ndërmjet rrugëve “Mustafa Pashë Bushati” dhe “Bajram Tusha” në Shkozet prej rreth 2,5 milionë lekësh; investimi do të bëhet brenda 60 ditëve; tenderi më 12 maj 2014

 

Source: Tema – Aktualitet

©2023 Gazeta.al SKAI Software Solutions