Zdravko Çoliç më kot ishte munduar të thotë ca fjalë të mira për shqiptarët, kur po jepte një intervistë në Tiranëa
Paraqitja e tij në kryeqytetin shqiptar kishte zemëruar tej mase kosovarët të cilët “ishin prerë në besë” nga vëllezërit përtej kufirit, të cilët ia kishin lejuar vetës të argëtoheshin me një këngëtar serb, i cili kishte kënduar më 1999 në një koncert në Beograd që po kundërshtonte bombardimet e NATO-s në Serbia
Por, vetë kosovarët këto ditë janë mikëpritës të aktorit të njohur serb, Miki Manojlovica
Manojlovic, i njohur për bashkëpunimin e tij me regjisorin Emir Kusturica dhe për pjesëmarrjen edhe në filma të Hollywoodit, duket se po ia kalon mirë në Prishtinëa Në një intervistë për mediat serbe kohë më parë ai ka treguar se është pritur mirë në kryeqytet dhe se kosovarët e përshëndesin në rrugë, e madje edhe i kërkojnë të bëjnë fotografi me tëa
Madje ka treguar se për projektin e tij në Kosovë ka marrë para nga një fondacion në Kosovëa
Të mërkurën mbrëma ai është parë në një nga restorantet e kryeqytetit, i shoqëruar nga Alban Ukaj, aktor kosovar që jeton në Sarajevëa Ndërsa për shfaqjen e tij tashmë janë përzgjedhur aktorët Enver Petrovci, Gresa Pallaska dhe Alban Ukaja
Manojlovic në një intervistë para disa javësh kishte deklaruar se politika nuk është sfera e tij, por nuk kishte qenë kështu më 1999, kur Manojlovic kishte kundërshtuar bombardimet e NATO-sa
“Perëndimorët duhet ta kuptojnë se askush nuk mund ta shtrëngojë askënd, se Ballkani duhet ta jetojë jetën e vet me shumësinë e kulturave, religjioneve dhe gjuhëvea Ata duhet ta kuptojnë se nuk duhet ta përkeqësojnë situatën me frustrimet e tyre dhe idetë e tyre që nuk funksionojnëa Sa më shumë bomba që biejnë mbi Jugosllavi, aq më pak siguri do të ketë në Europë”, pati deklaruar ai atëherëa/Express
Source: Tema – Aktualitet