Max Verstappen në fund të sezonit mund të largohet nga Red Bull. Piloti holandez, katër herë kampion bote, sipas asaj që raporton Sky, ka nisur të negociojë në mënyrë konkrete me Mercedesin, i cili prej më shumë se një viti po e josh SuperMax-in – që ka kuptuar se duhet të ndryshojë ambient nëse do të vazhdojë të jetë konkurrues. Verstappen në vitin 2026 me shumë gjasa do të drejtojë për Mercedesin, dhe kjo do të thotë gjithashtu se njëri mes Russell dhe Antonelli do të duhet të largohet. I dyshuari për t’u larguar është anglezi.
Mercedes një hap larg “po”-së nga Verstappen
Një “bombë” merkatoje, do të thuhej dikur. Sepse, edhe pse joshja e Toto Wolff ndaj Max Verstappen vazhdon prej një viti e gjysmë, që kur Hamilton kaloi te Ferrari, lajmi i dhënë nga Sky, mbrëmjen vonë të martën më 1 korrik, është gjithsesi bujë. Sepse nëse është e vërtetë që SuperMax është i pakënaqur me Red Bull-in, i destinuar për një rënie të mëtejshme sezonin e ardhshëm pasi ka humbur “power-unit” Honda, dukej se Mercedes do të mbante dyshen e tij të pilotëve edhe për sezonin e ardhshëm. Kimi Antonelli, që është vetëm 18 vjeç, do të qëndrojë, dhe do të jetë George Russell, e çuditshme por e vërtetë, ai që do të largohet.
Negociata të avancuara mes Max dhe Mercedes
Verstappen prej kohësh ka shprehur idenë për t’u larguar nga Red Bull. Prej kohësh flitet për një klauzolë të famshme që parashikon që nëse në pushimin veror Max nuk është mes tre të parëve, mund të lirohet automatikisht. Holandezi është i treti, por me një avantazh minimal ndaj Russell-it. Por përtej kësaj klauzole, që mund edhe të mos konkretizohet, Verstappen po negocion me Mercedesin, dhe sipas Sky, negociatat janë në fazë të avancuar.
Lexo më tej: Super pole i Norris, por Leclerc futet mes dy McLaren: Verstappen i shtati në Austri
Merkatoja e F1 do të hapej dhe do të kishte një efekt domino
Sigurisht tre pilotë nuk mund të ketë, tre pilotë të nivelit të lartë. Kimi Antonelli nuk preket, George Russell po. Edhe pse anglezi është një pilot i nivelit të parë, ende nuk ka rinovuar me Mercedesin, kontrata i skadon në dhjetor, dhe në këtë pikë kontrata nuk do të rinovohet. Russell do të bëhej një emër i vërtetë merkatoje, sepse Red Bull mund ta marrë në vend të Verstappen, por kujdes edhe me Aston Martin, që do të jetë shumë konkurrues me Newey dhe tani ka në dyshe spanjollin Alonso (gati 44-vjeçar) dhe Stroll. Pra, nga tani e tutje gjithçka mund të ndodhë.
The post E bujshme, Verstappen “tradhton” Red Bull për Mercedes: F1 drejt një revolucioni appeared first on Lapsi.al.