Kur fillova klasen e parë, më qëndrojë gjithë kohën mbi kokë dhe më kujtoje tërë merak: “Të keqen mami, duhet të mësosh që të kesh mundësitë që unë dhe babai jot nuk i kishim se u rritëm jetim dhe pa mbështetje”a
Ti, e dashur ime më, investove energji dhe gjithçka që kishe, që unë të merrja një shkollim sa më të plotë në mënyrë të tillë që të bëhesha dikusha Dikushi, sipas konceptit, që në vitet ’90-të na servirej nëpër ekranea
Unë rritesha çdo vit, por çdo vit i largohesha projektimit tënd dhe fatkeqësisht, edhe ty vetë…
Ndihesha e huaj në botën që më rrethonte dhe fatkeqësisht e huaj edhe për ty!
Si të huaj perceptoja dhe ato figura “intelektuale” që dërdëllisnin për demokracinë dhe të drejtat e njeriut, ama njerëz si unë i përjashtonin pa i njohur farea
U rrita nga ty dhe baba që më ushqyet me dashuri, përkushtim, respektin për veten dhe të tjerët edhe pse nuk arrinit të kuptonit pse unë nuk isha si të gjithë vajzat e tjera që lyenin buzët me buzëkuq, vishnin këpucë me taka dhe fustane dhe flisnin për të dashurit e tyre sic mund te flasësh për një trofe?!
U rrita duke mbajtur brenda vetes një barrë që vendosa mos ta ndaja për shumë vite me ju dhe shumë të tjerë afër nesh, sepse e dija që dukej si një “ekuacion i pakuptueshëm”a
Nuk u bëra intelektualja që ti ëndërroje! Tani jam lezbikja që gërthet fort me megafon për të shpjeguar që ai “ekuacion i pakuptueshëm” mbetet i tillë, sepse disa njerëz, edhe pse u pëlqen të ndihen intelektualë, nuk kuptojnë se, një njeri që dashuron një njeri tjetër, pavarësisht orientimit seksual të tij ose saj, janë, në fakt, thjesht dy qenie që dashurohen dhe jo një ekuaciona
Por edhe pse mund të ketë njerëz që nuk e dinë se 1+1 = 2, unë dua të them vetëm një gjë: të dua ty, dhe babën e motrën time jo vetem për dashurine, por sidomos për faktin që më mësuat si unë duhet t’i rris fëmijët e mia
Source: Tema – Aktualitet