Një lajm i trishtë ka tronditur sot botën e futbollit. Futbollisti Aron Boupendza ka ndërruar jetë, pasi është hedhur nga kati i 11-të i një pallati në Kinë. 28-vjeçari luajti në një skuadër me Florent Hasanin te Rapidi i Bukureshtit në fillimin e këtij sezoni. Pasi spikati me klubin rumun, ishte Zhejiang që i bleu kartonin në Kinë.