Skip to content
Gazeta.al
Menu
  • Lapsi
  • Shekulli
  • Dita
  • Shqiptare
  • Mapo
  • Panorama
  • Albeu
  • Standard
Menu

Edhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë e mohon: Shqipëria nuk theu embargon me Iranin

May 12, 2014

Netherlands GreenpeacePasi vetë Irani deklaroi se nuk ka eksportuar naftë në Shqipëri, edhe vetë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, që kishte publikuar raportin ku u mbështet opozita për akuzat e saj, ka hedhur poshtë pretendimet se Shqipëria ka thyer embargon e naftës duke importuar naftë nga Irania

“ANE nuk ka sugjeruar që Shqipëria ka thyer ndonjë sanksion ndaj Iranit dhe çdo raport që thotë këtë gjë, duhet korrigjuar,” tha Magdalena Sanocka, një zëdhënëse për agjencinëa

Siç raporton BIRN, Sanocka tha se raporti thjesht e përmend Shqipërinë si një destinacion të përkohshëm për një anije të mbushur me naftë iraniane, që e shkarkoi ngarkesën diku tjetëra

“Pronarët e këtyre anijeve- cisternë kanë një destinacion të përkohshëm, kur anijet largohen dhe ngarkesa nuk është shitur dhe kjo duket se ka ndodhur edhe në Shqipëri,” tha ajoa

Sipas saj, anija u shkarkua më pas në Turqia

Për ta zbehur edhe më shumë zhurmën e ngritur nga opozita e Sali Berishës, Jonathan Brewer, një anëtar i Panelit të Ekspertëve të OKB për sanksionet ndaj Iranit, i tha Balkan Insight se rezolutat e OKB nuk kufizojnë importin e naftës nga Irania

Përveç sanksioneve të OKB, një numër shtetesh kanë vendosur sanksione shtesë ndaj Iranit për shkak të programit të pasurimit të uraniumit, por Shqipëria nuk është një prej tyrea

Source: Tema – Aktualitet

©2023 Gazeta.al SKAI Software Solutions