Emigrantët shqiptarë në Selanik kanë festuar 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë duke organizuar një festë në Galerinë e Arteve të Bukura nga Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Selanik. Gjithashtu mësohet se ka pasuar edhe një koncert me tinguj të muzikës lirike shqiptare.
Po ashtu Konsullata e Përgjithshme gjatë një fjalimi para dhjetëra bashkatdhetarëve tha se ndjenja e atdhedashurisë si dhe respekti për luftën dhe përpjekjet e popullit shqiptar për liri e pavarësi, nuk harrohen kurrë dhe mbahen gjallë në vite.
“Ideja ishte ta sillnim Shqipërinë nëpërmjet artit , nëpërmjet fjalës, nëpërmjet muzikës, në një shtëpi të artit siç është Galeria e Arteve të Bukura në Selanik dhe kjo nga artistë shqiptarë që e kanë ndërtuar gjithë karrierën e tyre në këtë qytet dhe jo vetëm, sepse janë të njohur në të gjithë Greqinë”, tha Erida Dobrushi.
Nërkohë të ftuar në mbrëmjen festive kanë qenë edhe përfaqësues të lartë të trupave diplomatike, atashe ushtarakë, biznesmenë grekë, miq dhe dashamirës të Shqipërisë.
“Jam shumë i gëzuar të festojmë bashkë me ju Ditën tuaj Kombëtare. Ne jemi kombe miq, dhe falenderojmë Shqipërinë për mbështetjen që i jep Ukrahinës”, u shpreh Shkvyra Yevhen, Konsull i Përgjithshëm i Ukrainës në Selanik.
Ndërsa Efi Theodhoraki, zv/kryetare e Bashkisë së Selanikut tha se “Duhet të forcohen lidhjet mes nesh. 60.000 shqiptarë jetojnë vetëm në bashkinë e Selanikut dhe 110000 në gjithë prefekturën. Pra rritemi të gjithë bashkë, jemi të gjithë bashkë, jetojmë të gjithë bashkë.
The post Emigrantët festojnë Pavarësinë, në Selanik appeared first on Lapsi.al.