Ish-avokati i PS-së në KQZ, Eno Bushi, ka paditur Sali Berishën për çështjen e avionit të Divjakësa
Shkak për këtë është bërë fakti se Berisha e akuzoi Bushin e ka lejuar pilotin italian të hyjë nga dera e personelit në aeroport, pa u kontrolluara
Bushi dhe bashkëshortja e tij kërkojnë 100 mijë euro dëmshpërblim nga Berisha për shpifje dhe prishje të imazhita
“Detyrimi i të paditurit për të shpërblyer dëmin jopasuror të shkaktuar paditësve në masën 100a000 (njëqind mijë) Euroa
Detyrimi i të paditurit të përgënjeshtrojë thëniet dhe deklaratat e rreme publike”, thuhet në padinë e Bushita
“Me anë të kësaj kërkesë padie, paditësit kërkojnë detyrimin gjyqësisht të të paditurit Sali Berisha, deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, për të shpërblyer dëmin e shkaktuar si pasojë e cenimit të rëndë të reputacionit, imazhit, nderit dhe personalitetit të paditësve, shkaktuar nëpërmjet publikimeve dhe deklaratave publike të bëra nga i padituri në rrjetet sociale dhe në mediat publikea
Në datën 12/05/2014 i padituri Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook një deklaratë në përmbajtje të së cilës shkruhet (citojmë):
Njerezit e Rames ndihmuan pilotina Policia ka fshehur çantat qe u moren nga avioni dhe ben presion mbi mediata
Te dashur miq, burime serioze plotesisht te besueshme njoftojne se piloti Reformato (rilindasi i Rames), ka hyre dhe dale ne aeroport nga dera e personelit duke shmangur keshtu sistemin e kontrollita Per te hyre dhe dale nga porta e personelit Reformaton e ka ndihmuar, me urdher nga lart, ne kundershtim flagrant me ligjin, menaxheri i turnit te kompanise se sigurise se aeroportit ICTS, zoti Eno Bushi, ish avokat i PS ne KQZ dhe bashkeshorti i znja Johana Bushi, ish shefe e kabinetit te Edvin Kristaq Rames si kryetar Bashkie dhe aktualisht zyrtare e larte ne Agjensine Kombetare te Transportit Ajror ne Rinasa Zoti Sula, drejtori i ANTA-s, u shkarkua 10 dite para kesaj ngjarje sepse ai nuk zbatoi urdherat antiligjore qe favorizonin rilindasin ajror Reformato”, vijon padiaa
Source: Tema – Aktualitet