Euro pësoi rënien më të madhe ndonjëherë para zgjedhjeve të 14 majit, por pas përfundimit të tyre u vu re një rritje e ndjeshme e monedhës së përbashkët europiane, në këmbim me lekuna Sipas ekspertëve, kjo situatë ka ardhur si pasojë e futjes së sasive të mëdha të monedhës së huaj para zgjedhjeve, që vinin nga burime informale
Pak para zgjedhjeve vendore të 14 majit, euro shënoi rekord duke pësuar rënien më të madhe ndonjëherëa Por menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, euro pësoi rritje të ndjeshme në kursin e këmbimit me lekuna
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye me 112a5 lekë, duke shënuar rritje me 0a58 pikë krahasuar me ditën e hënëa Që prej datës 11 maj, kur arriti minimumin historik prej 110a63 lekësh, euro ka fituar 1a26 lekë në kursin e këmbimit me monedhën vendasea Tendencat afatgjata të kursit ngelen dukshëm në favor të lekut, që rezulton të jetë mbiçmuar me 7a2% kundrejt euros krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parëa
Edhe pse pak ditë para zgjedhjeve guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko argumentoi se rënia e euros po ndodh për shkaqe objektive dhe jo nga paraja informale, ekspertët konstatojnë të kundërtëna
Sipas ekspertëve, para zgjedhjeve në Shqipëri janë futur sasi të mëdha eurosh, të cilat vinin nga burime informalea Fushata zgjedhore nxjerr paranë nga skutat e fshehura, sepse hidhet në qarkullim në mënyra nga më të ndryshmet- kanë vlerësuar ekspertëta
Këtë fillim jave, leku paraqitet në rënie me shumicën e valutave të tjera të huaja, ndërsa në ditët e fundit, euro ka humbur terren në tregjet valutore ndërkombëtare dhe kjo po sjell forcim të valutave kryesore edhe ndaj lekuta
The post Euro ngrihet pas zgjedhjeve, ekspertët: Vinin nga burime informale appeared first on Gazeta Standard Onlinea