Pas pesë vitesh rraskapitës, me shumë gjasa shumica e qytetarëve europianë do të donin të flaknin të gjithë klasën politike në zjarrin dhe torturat e Ferrita Por ja që zgjedhjet për Parlamentin Europian që do të zhvillohen nga 22 deri në 25 maj nuk e përfshijnë këtë opsion, kështu që një numër rekord i tyre as nuk do të marrin mundimin të paraqiten për të votuara Shumë prej atyre që do të shkojnë të votojnë do të mbështesin populistëta Në tërësi, partitë anti-europiane mund të fitojnë më shumë se një të katërtën e vendevea Fronti Nacional në Francë, Partia e Lirisë në Hollandë dhe Partia e Pavarësisë në Britaninë e Madhe ka gjasa që të marrin numrin më të madh të votave në historinë e tyrea Kjo do të shkaktojë grindje të brendshme elektorale, por në të njëjtën kohë është edhe një akt-akuzë për Bashkimin Europian, një projekt që miliona votues tashmë e lidhin me vështirësitë dhe me dështimina
Liderët politikë të Europës do të jenë të prirur të mos bëjnë shumë kujdesa Ekonomitë po përmirësohena Pas një recesioni të rëndë dhe disa viteve luftë ndaj krizës së euros, rritja ekonomike po rikthehet dhe interesat e bonove kanë pësuar rënie të fortëa Rreziku që tregjet financiarë mund të hedhin në erë euron është zhdukur, të paktën për momentina Një sondazh i fundit i Pew Research i kryer këtë javë konkludon se besimi tek BE mund të ketë pësuar një rigjallërim të lehtëa Nëse politikanët do të durojnë edhe pak, a nuk mundet që një rimëkëmbje e ngadaltë por e qëndrueshme, të “fitojë” sërish gjithë ata qytetarë të mërzitur?
Joa Kriza e fundit mund të ketë marrë fund, por ajo ka përkeqësuar një kontradiktë të thellë në zemër të Europës – mes nevojës së ekonomive të eurozonës për integrim të mëtejshëm, dhe refuzimit të votuesve për këtëa Nëse populizmi vazhdon të rritet, një vend anëtar i eurozonës mund të zgjedhë një qeveri, e cila të jetë e vendosur të “çjerrë” rregullat dhe të heqë dorë nga monedha e përbashkëta Një gjë e tillë do ta rindizte krizën e euros – dhe pakënaqësitë politike janë më të vështira për t’u korrigjuar se sa ato ekonomikea
Korrigjime dhe reforma
Dëshirat e liderëve europianë fillojnë me ekonominëa Rritja ekonomike mund të jetë rikthyer, por është anemikea Papunësia mbetet shumë e lartë: plot 26 milionë vetë në Europë janë sot të papunëa Pothuajse kudo borxhi është në lartësi të rrezikshmea Me bankat e dobëta, kredidhënia vështirë të rifillojë, dhe disa pjesë të Europës janë në prag të deflacionita Eurozona mund të jetë duke hyrë në një dekadë të humbur, e ngjashme me atë të Japonisë në vitet nëntëdhjetëa Japonia është një shtet-komb i bashkuar nga pikëpamja socialea BE, me diversitetin e saj, ka shumë më pak gjasa që t’i mbijetojë një eksperience të ngjashmea
BE mund të ndihmojë për nxitjen e rritjes ekonomikea Banka Qendrore Europiane mund të lehtësojë politikën monetare, qoftë edhe me mjete jotradicionalëa Komisioni Europian mund t’i japë një tjetër shtytje kompletimit të tregut të përbashkët për shërbimet, teknologjinë dixhitale dhe energjinë, për shembulla Ose mund të bëjë përparime me marrëveshjen e tregtisë së lirë me Amerikëna
Megjithatë, një shpërthim i zellit reformist në Bruksel vështirë se do t’i zbusë votuesit e mërzitur të Europësa Së pari, reformat kanë prirjen të shkaktojnë dhimbje kohëshkurtëra përpara se të sjellin fitime kohëgjatë – një arsye përse kanë qenë të vështira për shumë prej qeverive europianea Së dyti, votuesve nuk u pëlqen që të tërhiqen për hunde nga eurokratëta
Beteja për të shpëtuar Euron ka shkaktuar një centralizim të kompetencave për sektorin bankar, taksimin dhe shpenzimeta Dhe ndërkohë që shumica e votuesve të eurozonës duan ta mbajnë Euron, ata e kanë bërë të qartë se janë kundër shtimit të kompetencave të Bankës Qendrore Europiane, Komisionit Europian dhe parlamentit Europian, për “të futur hundët”a Kushtetuta e braktisur e BE dhe pasardhësi i saj, Traktati i Lisbonës u hodhën poshtë në tre nga gjashtë referendumea Dhjetë qeveri i shkelën premtimet dhe nuk e hodhën në votim versionin përfundimtara Në Francë, një shtet themelues, Bashkimi Europian shkakton më tepër pakënaqësi sot, se sa edhe në Britaninë historikisht euroskeptikea Apeli i populistëve në zgjedhjet europiane bazohet kryesisht në rritjen e kundërshtimeve ndaj ndërhyrjeve prej Brukselita
Kjo është një çështje demokracie, jo ekonomiea Votuesit nuk është se impresionohen kur rrëzojnë një qeveri në fuqi, dhe më pas dëgjojnë nga BE që zëvendësuesja e saj duhet t’u përmbahet të njëjtëve rregulla fiskalë dhe të njëjtave politika ekonomikea Përderisa transferimi i kompetencave në qendër ka ardhur si rezultat i dështimit ekonomik, dhe jo i një debati të gjerë e të suksesshëm politik, shanset që ky transferim të pranohet me bindje janë shumë të pakëta
Rikthimi i kompetencave
Pakënaqësia e votuesve sugjeron që shtimi i kompetencave të Parlamentit Europian nuk ka qenë një rrugë e besueshme dejt legjitimitetit demokratika Parlamenti ka dështuar në strategjinë e tij 35-vjeçare për të bindur votuesit që ta marrin seriozisht, duke fituar një rol gjithnjë në rritjea Krerët e qeverive të Europës duhet të mbajnë qëndrim kundër “rrëmbimit” të kompetencës më të fundit prej tij, që është e drejta për të zgjedhur presidentin e radhës të Komisionit Europian, duke u kërkuar grupeve kryesorë politikë që të caktojnë kandidatët e tyre, dhe duke refuzuar të pranojë çdo lloj alternativea
Nëse BE dëshiron të fitojë legjitimitet demokratik, këtë duhet ta bëjë jo përmes Parlamentit Europian, por përmes parlamenteve të shtetevea Kjo do të thotë rikthim i kompetencave atje ku është e mundur, duke përfshirë një fleksibilitet më të madh financiar dhe më shumë kontroll të shteteve mbi politikat sociale dhe ligjet e punësimita Kjo do të thotë gjithashtu që liderët e shteteve duhet të marrin më shumë përgjëgjesi për reformat ekonomike, në vend që të fshihen pas sajesës që u volit, se zgjedhjet e dhimbshme u imponohen atyre nga të këqinjtë në Bruksel apo Berlina Përvojat e fundit tregojnë që ata që veprojnë kështu mund të përfitojnë: shtete që kanë bërë ndryshime më të thellë, si Spanja dhe Portugalia, po dalin më fortë nga kriza se sa të prapambeturit në reforma si Franca dhe Italiaa
Në një moment, Europa dukej se po shkonte pashmangshmërisht drejt një “unioni më të ngushtë” – dhe shumë federalistë shpresonin se kriza e euros, ashtu si krizat e mëparshme, do të sillte një tjetër hap të madh përparaa Megjithatë, në djerrinën që ka lënë kriza, votuesit po tundin në ajër sfurqet, kundër idesë së Shteteve të Bashkuara të Europësa Në vend të kërkojnë rritjen e rolit të institucioneve të BE, do të ishte më mirë të forcoheshin shtetet-kombe, atje ku ne fakt është legjitimitetia Drejtimi strategjik i Europës duhet të përcaktohet nga krerët e qeverive, jo nga Komisioni Europian, ndonëse ky organ propozon ligjet e detajuara Parlamentit Europian i duhen zbehur kompetencat dhe u duhet dhënë më shumë kontroll demokratik parlamenteve të shteteve anëtarëa Nëse BE dëshiron të mbijetojë, duhet t’ia kthejë pushtetin popujvea
Përgatiti: Ermal Gjini
Source: Tema – Aktualitet