Familja e Aleksandër Sadikajt ishte duke hetuar privatisht për të zbardhur autorin e vrasjes së djalit të tyrea Atentati mafioz ndodhi më 11 qershor të 2022-ës pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, afër Saukuta Emisioni “Në Shënjestër” në News24 i gazetares Klodiana Lala ka sjell detaje mbi dy vrasjet, atë të Sadikajt dhe fill pas tij të biznesmenit Edmond Papësa
Njeriu i parë që u ndalua për vrasjen e Papës, ishte Albano Velo, djali i një punonjësi policie, që do të pezullohej menjëherë më pas nga detyra nën dyshimet se mund të kishte favorizuar të birina Velo, rezulton se ishte një nga miqtë më të ngushtë të Aleksandër Sadikaja Sipas policisë, është vërtetuar, se 30-vjeçari ishte një nga autorët dhe organizatorët e krimit ndaj Edmond Papësa Ai u arrestua në orët e para të mëngjesit të datës 1 janar 2023, ndërsa detajet e operacionit të koduar ‘Eagle Eyes’, u njoftuan vetëm dy ditë më pas nga policiaa
Dosja Hetimore
Si rezultat i një pune të vazhdueshme kërkuese u bë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes së datës 16 Dhjetor 2022, ku në rrugën ‘Fadil Bodinaku’ në Tiranë, është vrarë me armë zjarri shtetasi Edmond Papa, i datëlindjes 1973a Nga hetimi rezultoi se autorët e kanë ndjekur për disa ditë shtetasin Edmond Papa, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimita Velo, sipas policisë, kishte punuar më herët si punonjës në një kompani private, punë të cilën e kishte lënë pasi u infektua me Covid- 19a Pas ekzekutimit të mikut të tij, Sadikaj, policia ka dyshime se ai u vu në ndjekje të Edmond Papësa Në dosje thuhet se gjatë ndjekjes së 59-vjeçarit, lëvizte me një makinë tip Audi, me targa të falsifikuara, makinë që ishte parë shpesh të lëvizte në zonën ku u ekzekutua biznesmenia Velo që thuhet se u kap nga kamerat e sigurisë duke vëzhguar viktimën e tij, ndërsa lëvizte shpesh me makinën tip Audia Ndërkohë, Velo, rezulton se nuk e ka ruajtur Edmond Papën vetëm ditën e ekzekutimit të tija
Dosja Hetimore
Nga pamjet filmike rezulton se Alban Velo e ka vëzhguar Edmond Papën disa ditë përpara se ta vristea Një nga këto momente ka qenë teksa Papa ka qenë duke pirë kafe ne një lokal në zonën e RTSH, në Tiranëa
Por për t’u kthyer në ditën e ngjarjes, ai mësohet se vetëm pak minuta para se të kryente vrasjen, pasi është siguruar se viktima e tij ndodhej në kafe, rezulton se ka pasur një komunikim të shpejtë me Andrew Boden që thuhet se është qitësi në këtë vrasjea Në momentin e ngjarjes, Alban Velo komunikon me Andrew Bodena Ky komunikim ndodh vetëm 3 minuta para se të kryhet vrasjaa Fillimisht Bode nuk dallohet në pamjet filmike, pasi e pengon një furgon, por më pas ai shfaqet në vendngjarjea Pasi kryen krimin, Alban Velo dhe Andrew Bode, të dy u larguan nga vendi i ngjarjes me makinën ‘Audi’, e cila më vonë u shfaq në Kashara
Ndërkaq, pasi ndryshuan rrobat dhe erdhën në zonën e Astirit, aty Andrew Bode zbriti nga makina tip Audi dhe mori taksi për të shkuar në zonën e Kodrës së Diellita Pasi kryen këto veprime, policia raportoi se Velo e kyçi makinën në një garazh në zonën e Freskut në Tiranë dhe më pas ai u largua drejt Francësa Por disa javë më pas, ai u arrestua ditën që u kthye nga Francaa Teksa Velo ndodhet pas hekurave, në pritje të gjykimit, ortaku i tij në vrasjen e Edmond Papës, Andreë Bode, është shpallur në kërkima
Andrew Bode, 44 vjeç, me origjinë nga Berati, i njohur dhe me emrin Edvin Bode, e ka ndryshuar emrin për shkak të problemeve me drejtësinë, disa vite më parëa Sipas policisë, pavarësisht se 44-vjeçari, është një nga emrat më të kërkuar për t’u vendosur përpara drejtësisë, lokalizimi i tij është bërë i pamundur, ndërsa dyshohet se mund të jetë larguar nga vendi ilegalishta Por ndërsa grupi hetues ngre pretendimin se Alban Velo është parë të lëvizë në vendin ku u vra Edmond Papa, familja e autorit të dyshuar të krimit, përpiqet ta rrëzojë këtë fakta
Ata thonë se fakti që ai shfaqet në kamerat e zonës, ka të bëjë me arsyen, pasi ai jeton në zonën ku ndodhi ngjarjaa Ndërkohë që në lidhje me ikjen e tij drejt Francës ata thonë se ky ishte një udhëtim i planifikuara
Policia thotë se Velo dhe Bode janë bashkëpunëtorë në krim, por nuk janë të vetmit pasi ende nuk është identifikuar urdhëruesia
The post Familja e Aleksandër Sadikajt nis hetimet private për të zbuluar ekzekutorin, lidhja e tij me vrasësin e biznesmenit Papa appeared first on Shekullia