Partia Socialiste, përmes deputetes Ermonela Felaj, akuzoi opozitën se po e zhvillon luftën e saj politike duke përdorur “baltën dhe shpifjen” ndaj qeverisëa Duke ironizuar me protestën e paralajmëruar të premten nga opozita, deputetja Felaj ftoi qytetaret ‘të dalin të protestojnë krah atyre që ikën duke lënë pas një mal me borxhe dhe që rrënuan jo vetëm ekonominë e vendit, por dhe ekonominë e familjeve shqiptare’a
“Dilni të protestoni kundër FMN-së dhe Bankës Botërore që po e mbështesin fort qeverinë shqiptare në hapat e saj për rimëkëmbjen e ekonomisëa Dilni në protestë në krah të atyre që për 8 vjet rresht ju gënjyen për t’ju legalizuar shtëpitë dhe tani janë në ankth pse qeveria shqiptare po mban premtimin për legalizime falas”, thuhet në deklaratën e PS-sëa
“Bashkohuni në protestë me ata që në 8 vjet qeverisje i kthyen trafiqet e kontrabandën në një industri që zhvillohej me bekimin e qeverisë dhe që sot janë në panik prej vullnetit dhe hapave të qeverisë për luftë të vazhdueshme kundër këtyre aktiviteteve kriminale”, thuhet në deklaratën e deputetes së PS-së, Ermonela Felaj
Source: Tema – Aktualitet