Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë prezanton masat e ndërmarra prej saj në bashkëpunim me institucionet e tjera në vend në lidhje me minimizimin e fenomenit të lypjes nga fëmijët në rrugëa Ministri Erion Veliaj e cilësoi këtë fenomen si kompleks, ndërsa theksoi se ai nuk mund të zgjidhet vetëm përmes ndërhyrjes policorea Në këtë kuadër, Veliaj i ka drejtuar një apel të gjithë qytetarëve që të kursejnë qindarkat e tyre dhe të mos ua japion fëmijëve që lypin lëmoshë rrugëvea
“Zgjidhja e këtij problemi nuk është kaq i thjeshtë, nuk është problem policor dhe nuk është problem që zgjidhet duke mbushur institucionet me njerëz që janë në nevojëa Bashkë me zvaministren e Brendshme Elona Gjerbrea kemi ndërtuar një plan konkret veprimi për të adresuar situatën e fëmijëve në rrugëa Kjo nismë synon të ndërhyjë përmes një qasje sociale dhe jo një qasje eksluzivisht policorea Fillimisht do të ndërhyhet në Tiranë ku problemi është alarmant, më pas dhe në bashkitë e tjera që janë burim apo vende pritësea Për herë të parë në Shërbimin Social Shtetëror është ngritur një task-force që ka nisur investigimet në rrugë në tre njësi bashkiake në Tiranë dhe do vazhdojë javë pas jave në zonat e tjeraa Sipas studimeve një fëmijë në situatë rruge gjeneron të ardhura për tutorin e vet deri në 10 mijë lekë në ditëa Nëse mendoni se po ndihmoni atë duke i faluar e keni gabim, po ndihmoni personin që po e abuzon, përdor apo trafikona Nëse doni të ndihmoni mund ta bëni pranë kishës, xhamisë suaj, shërbimit social, OJF-ve që punojnë me fëmijët, duke dhuruar të mira materiale, ushqim apo veshmbathje”, apeloi Veliaja
Në vijim ai shtoi se do të krijohet një skemë financimi për shërbime sociale të detyrueshme për pushtetin vendor, pasi shërbimet sociale s’mund të jenë detyrë eksluzive e OJF-vea Ministri Veliaj nuk ka lënë jashtë vëmendjes edhe kritikat ndaj Bashkisë së Tiranës, duke e akuzuar për mos marrjen e përgjegjësive në luftën ndaj këtij fenomenia
“Sot shërbimet sociale në vend janë ende në formën e qendrave rezidenciale të përkujdesjesa Cila është struktura që ka përgjegjësinë të bëjë trajtimin e rasteve të qarta si rasti i abuzimeve të fëmijëve? Cila strukturë në Bashkinë e Tiranës, minibashkitë e qytetit apo dhe qytete të tjera është përgjegjëse për trajtimin e rasteve të fëmijëve që gjenden sot në rrugë duke lypur? Ne e dimë fare mirë kush e ka përgjegjësinë, por nuk do refuzojmë të marrim përgjegjësitë dhe kompetencat tona për të ndërhyrëa Të njëjtën gjë do bëjmë dhe në Bashkinë e Tiranës dhe cilëndo Bashki që refuzon të marrë kompetencat kur vjen puna tek çështja e fëmijëve të rrugës apo atyre që janë në situatë krize”, u shpreh aia
Disa nga masat
Lypja dhe situata e fëmijëve në rrugë, tregues i tranzicionit të stërgjatë
Lypja dhe gjendja e fëmijëve në situatë rruge është tregues i impaktit të rëndë që tranzicioni i stëgjatë, zhvendosjet ekonomike dhe sociale kanë pasur në një nga institucionet themelore të shoqërisë që është familjaa Kur prindërit nuk janë në gjendje për të mbrojtur fëmijët e tyre nga dëmtimi, abuzimi dhe nuk janë në gjendje të përmbushin nevojat bazë të tyre, shteti ka për detyrë të ndërhyjëa Gjetjet e studimit na japin mundësi që për herë të parë të përballemi me të dhëna objektive të një fenomeni kompleks, i mbështetur në shfrytëzimin, abuzimin, detyrimin për lypje që u bëhet fëmijëve që kur lindin e deri sa bëhen vetë prindër, duke mos ndërprerë ciklina
“Shqipëria solidare” rrit përfituesit nga familjet e varfëra
Ne kemi ndërmarrë një rishikim të plotë të gjithë politikave dhe programeve tona sociale me qëllim fuqizimin e rolit të familjesa Jemi duke ndërmarrë një modernizim të plotë të programit më të rëndësishëm në vend për trajtimin e varfërisë, kryesisht asaj ekstreme që njihet si ndihma ekonomikea Kemi filluar transformimin e plotë të këtij programi në tre qarqet kryesore dhe shumë shpejt do ta shtrijmë në të gjithë territorina Presim që të dyfishojmë numrin e familjeve me varfëri ekstreme që përfitojnë nga ky program i Shqipërisë solidarea
Nga 1 qershori, ndihma ekonomike do tërhiqet vetëm nga kryefamiljaret
Duke filluar nga data 1 qershor ndihma ekonomike do të mund të menaxhohet vetëm nga nënat e familjes, do jenë ato që do marrin paratë kesh në dorë, një masë që do ketë ndikim të drejtëpërdrejtë në jetën e fëmijëvea Po kështu ne sapo kemi miratuar rritjen e vlerës mujore të ndihmës ekonomike që do shpërblejë familjet në varfëri ekstreme për frekuentimin e rregullt të fëmijëve në shkollë dhe vaksinimin e detyrueshëma Kemi eleminuar të gjitha tarifat për familjet që janë pjesë e programit të ndihmës ekonomike ose që janë punëkërkues në çdo kurs të formimit profesional, kemi rritje me 3-fish të personave që frekuentojnë këto kursea
Source: Tema – Aktualitet