Pallati i Kongreseve është gati të mirëpresë Festivalin e Fundvitit në RTSH, një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në vend. Ndërsa artistët pjesëmarrës tashmë janë konfirmuar, burime nga Vip Magazine zbulojnë emrat e dy moderatorëve që do të drejtojnë këtë edicion festiv.
Në krye të spektaklit do të jetë Enkel Demi, i njohur për karrierën e tij të pasur në media dhe autorësinë e librave të suksesshëm.
Krah tij do të jetë Ornela Bregu, një emër i njohur i ekranit shqiptar, e cila rikthehet pas disa viteve mungese nga Shqipëria. Rikthimi i saj vjen me një angazhim të rëndësishëm, duke ndarë skenën dhe moderimin e festivalit me Enkel Demin.
The post Festivali i 63-të në RTSH, zbulohen dy moderatorët appeared first on Albeu.com.