Miliona indianë po festojnë Diwali-n, njohur ndryshe si festivali i dritave, një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin hindu.
Data e saktë ndryshon çdo vit pasi kalendari bazohet tek rrotullimi i Hënës.
Njerëzit ndezin llamba dhe qirinj për të simbolizuar triumfin e dritës mbi errësirën dhe të mirës mbi të keqen.
Blihen rroba të reja dhe shkëmbehen ëmbëlsirat e dhurata me miqtë, familjet dhe fqinjët.
Në këtë ditë, familjet adhurojnë Lakshmi-n, perëndeshën hindu të pasurisë.
Dritaret dhe dyert janë lënë të hapura për të ndihmuar perëndeshën të gjejë rrugën e saj në shtëpitë e njerëzve.
Fishekzjarret janë gjithashtu një pjesë e madhe e festimeve, por vitet e fundit, qeveritë kanë vendosur kufizime ose e kanë ndaluar këtë praktikë pasi shtetet veriore të Indisë përballen me ndotjen e rëndë të ajrit.
Ekziston një ndalim i plotë i shitjes dhe përdorimit të fishekzjarreve në kryeqytetin Delhi, gjatë festivalit, ndërsa shtetet si Haryana, Punjab dhe Karnataka kanë kufizuar përdorimin e fishekzjarreve në orë specifike në mbrëmjen e Diwali-t.
The post FESTIVALI I DRITAVE/ Nju Delhi feston “Diwald”-in, llamba dhe qirinj për të simbolizuar triumfin e dritës appeared first on Albeu.com.