Florian Marku ka zgjedhur rrjetet sociale që t’u drejtohet mbështetësve të tij të shumtë, pas humbjes që pësoi në duelin përballë Kris Kongo. Boksieri shqiptar nuk ia doli të mbetej i pamposhtur në ringun profesionist në peshën velter dhe pas 13 fitoreve e 1 barazimi, erdhi edhe humbja e parë, me vendim unanim me pikë.