Programi ekonomik i Shqipërisë po ecën sipas planita Kështu deklaroi shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Nadeem Ilahi, gjatë një konference për mediat në Tiranë së bashku me ministrin e Financave Shkëlqim Cani dhe atë të Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaja
Në përfundim të inspektimit dy javor që ekipi i FMN i bëri situatës ekonomike në Shqipëri, Ilahi u shpreh se u arrit një marrëveshje në nivel stafi me autoritetet, për politikat që nevojiten për të përfunduar shqyrtimin e parë të EFF-së (Marrëveshja e Fondit të Zgjeruar), pasi janë përmbushur të gjitha kriteret e performancës dhe piketat strukturore të vendosura për fundin e muajit marsita Në konkluzionet e paraqitura, shefi i Misionit të FMN bëri të ditur se rritja ekonomike në Shqipëri mund të jetë 2 % këtë vit, e përforcuar nga rritja e vazhdueshme e eksporteve dhe nga një rimëkëmbje modeste e kërkesës së brendshmea Por prodhimi vazhdon të jetë nën potencial dhe inflacioni pritet të mbetet i ulëta Misioni i stafit të FMN-së mbështet politikat dhe punën e autoriteteve për reformat strukturore, përfshirë ato për të përmirësuar klimën e biznesit dhe i konsideron ato si bazë e besueshme për rimëkëmbjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjes së stabilitetit makroekonomik dhe financiara
“Ecuria fiskale ka qenë në përputhje me planin e parashikuar në program në tremujorin e parë të vitit 2014 dhe shlyerja e detyrimeve të prapambetura ka filluar të ecë përparaa Autoritetet mbeten të angazhuara për një konsolidim të mëtejshëm fiskal në vitin 2015, në mënyrë që borxhi publik të fillojë të zvogëlohet, sikurse parashikohet nga programi ekonomik i tyrea Pritshmëritë për inflacionin duket se janë të mbështetura mirë dhe politika monetare duhet të vazhdojë ta mbështesë rimëkëmbjen ekonomike, në përputhje me mandatin e Bankës së Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit të çmimevea Por, kalimi në kahun rritës të kredisë vazhdon të pengohet nga mungesa e dëshirës për të marrë risk nga ana e bankave”, tha Ilahia
Një tjetër vlerësim shefi i Misionit të FMN e ka bërë përsa i takon progresit në përgatitjen e strategjisë së reformës në fushën e pensionevea Pritet që propozimi për reformën, i përgatitur në bashkëpunim me Bankën Botërore, të ndihmojë për të siguruar që sistemi të bëhet i qëndrueshëm në periudhën afatgjatëa
Por, FMN vlerëson se sektori i energjisë elektrike përbën një risk të madh fiskala
“Ka nevojë të ngutshme për reforma, për të rritur nivelin e arkëtimeve, për të mbajtur nën kontroll humbjet në shpërndarje dhe për të pakësuar vjedhjet në mënyrë që t’i jepet fund varësisë së tanishme të këtij sektori tek mbështetja fiskale për të financuar sektorina Krahas kësaj, ekziston nevoja për t’u dhënë zgjidhje risqeve të tjera fiskale që mund të lindin, përfshirë këtu edhe ato risqe që kanë të bëjnë me kompensimin dhe kthimin e pronave”, thotë Ilahia
Ministri Ahmetaj
Për ministrin e Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj ekonomia shqiptare po jep sinjale pozitivea
“Do të doja të ndalesha tek dy aspekte tejet të rëndësishëm që janë adresuar gjatë këtij misioni: së pari situata e të ardhurave fiskale dhe së dyti, klima e biznesit”, tha Ahmetaja
Sipas tij, ndryshimi i parë cilësor janë sinjalet pozitive në klimën e biznesita
“Sigurisht që ky është një tregues fillestar i reformave të thella që kemi ndëmarrë në të dy këta sektorë, por vlen të theksohet se këto janë sinjale mjaft pozitive për nismat e ndërmarra deri tania Sinjale këto që janë konfirmuar edhe nga tregues të tjerë, si ato të Bankës së Shqipërisë mbi besimin e sipërmarrjesa Ndryshimin e dytë e kemi parë nga të dhënat zyrtare të INSTAT që tregon se për tremujorin e parë 2014 janë rritur si eksportet ashtu edhe importeta Respektivisht importet janë rritur me 10a7% dhe eksportet janë rritur me 10a3%a Janë rritur sidomos ato eksporte që janë adresuar nga paketa ndihmëse e qeverisë, siç është edhe paketa e fasonit, e cila pa kaluar ende pati një efekt gjerësisht pozitiv mbi eksportet duke i rritur eksportet për tekstile dhe këpucë me 41a3%”, theksoi ministri i Zhvillimit Ekonomika
Në vijim ai vuri theksin në nisjen e reformave strukturore në sektorët kyç të ekonomisë, ku u ndal veçanërisht në reformën në energjitikë dhe atë të pensionevea
“Kemi patur mundësi të diskutojmë gjerësisht me misionin se cilat janë problemet dhe mundësitë më të mëdha në këto drejtimea Në muajt që vijnë ne do të vijojmë këtë rrugë të nisur, duke qenë partnerë të sipërmarrjes, siç kemi premtuara Jemi duke ndërmarrë një reformë bazuar mbi indikatorët e raportit “Doing Business” në mënyrë që të lehtësojmë të bërin biznes në Shqipëri dhe të krijojmë sa më shumë mundësi për suksesa Objektivi ynë kryesor është rritja ekonomike cilësore dhe në këtë drejtim jemi duke punuar shumë nga afër me partnerët tanë si BB dhe FMN në mënyrë që kjo rritje ekonomike të jetë e qëndrueshmea Sipas hulumtimeve të misionit, ne jemi në rrugën e duhur dhe në muajt në vijim, deri në analizën e dytë tremujore do të vazhdojmë punën për të vënë në lëvizje të potencialin e plotë ekonomik të vendit”, tha Ahmetaja
Ministri Cani
Qeveria ka marrë disa masa të cilat mbështesin projeksionin aktual të rritjes ekonomike për vitin 2014 prej rreth 2a1%a Kështu u shpreh ministri i Financave Shkëlqim Cani duke shtuar se rishikimi i parë i programit me FMN-në rezulton me kriter performance dhe me objektiva strukturore të realizuaraa Ndërsa e cilësoi 2013 një prej viteve më të vështira për ekonominë shqiptare, Cani tha se rritja ekonomike prej 0a4% shënon rritjen ekonomike me të ulët që prej periudhës së skemave piramidalea Sipas tij, besueshmëria e bizneseve dhe konsumatorit arriti pikat më të ulëta historikeaa
“Për të përmirësuar besueshmërinë e bizneseve dhe konsumatorëve, një prej angazhimeve të qeverisë në periudhën afatshkurtër ka qenë shlyerja sa më shpejt e detyrimeve të prapambetura ndaj biznesita Deri më sot, janë shlyer rreth 200 milionë USD në formën e pagesës së drejtpërdrejtë dhe netimit të faturave në sektorin e energjisëa Treguesit fiskalë të katërmujorit të parë ishin në përputhje me objektivat e planita Nëse ju referohemi dhe të dhënave operative paraprake, vetëm për tatimet e doganat, rezulton se të ardhurat prej tyre ishin rreth 12% , ose 85 milionë dollarë më tepër se katër-mujori i vitit të shkuar, ose mbi 2% me tepër se sa plani për janar – prill 2014”, deklaroi aia
Ministri Cani renditi disa masa si, asistenca e “Crown Agents” për doganat shqiptare, hartimi i Kodit të ri Doganor, përgatitja e draftligjit “Për TVSH“, trajnimet e administratave të fiskut, rishikimi i disa procedurave që ulin kostot administrative për tatimpaguesit, bazuar në rekomandimet nga një projekt i përbashkët me IFC, shmangia e vonesave në pagesën për kërkesat e rimbursimit të TVSH-së (afati 2 muaj), etj, të gjitha këto, sipas tij, kanë ndikuar në reagimin pozitiv të ekonomisëa
“Këto indikacione mbështesin projeksionin aktual të rritjes ekonomike për vitin 2014 prej rreth 2a1%a Rishikimi i parë i programit rezulton me kriter performance dhe me objektiva strukturore të realizuaraa Por të jemi të sinqertë: kemi ende rrugë për të bërëa Ndër të tjera, për të ardhmen, janë dy – tre fusha që kërkojnë vëmendje të veçantë për uljen e rreziqeve fiskalea Për sa më sipër, ne kemi vendosmërinë për përmirësim dhe mirëkuptimin e plotë me FMN dhe institucionet e tjera ndërkombëtarea Edhe ky mision ishte një dëshmi e punës së përbashkët për të analizuar çfarë është bërë, si është bërë dhe si do të ecet më tej”, theksoi Cani
Source: Tema – Aktualitet