92- vjeçari dhe ish- drejtori i Institutit të ish- të Përndjekurve morën sot këstin e parë të dëmshpërblimit
Teksa Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, shpërndante këstin e parë për disa nga 106 ish- të përndjekurit, të cilëve këtë javë u kanë kaluar në llogaritë bankare paratë e dëmshpërblimit për vitet e burgut, rasti i Gjelosh Bikut nuk mund të kalonte pa shkaktuar habi tek të pranishmita
Me të dëgjuar emrin nga ministri Veliaj, Gjeloshi u ngrit me mundim nga karrigia ku ishte ulur prej disa minutash dhe u drejtua për të marrë njoftim-pagesën se në llogarinë e tij bankare ishin derdhur 6 milionë e 150 mijë lekë, si këst i parë për vitet e burgut që kishte bërë në regjimin komunista
Por, ajo që i la të gjithë pa fjalë ishte fakti se Gjelosh Biku ishte plot 92 vjeç dhe pas 23 vitesh ky ishte kësti i parë që merrte për vitet e burgut, në një kohë kur shumë të tjerë, shumë më të rinj se ai në moshë, kanë marrë deri në dy këste dëmshpërblima
Ndërkohë, po sot mori këstin e parë të dëmshpërblimit për vitet e internimit në regjimin komunist (rreth 834 mijë lek) edhe vetë ish- drejtori i përgjithshëm i Institutit të Integrimit të ish- të Përndjekurve Politikë, Simon Mirakaj, të cilat u tërhoqën nga djali i tija
Source: Tema – Aktualitet