Një lexues i gazetës serbe Blic, ka publikuar një shkrim, në të cilin tregon se si të rinjtë shqiptarë u organizuan për të mbledhur ndihma për Serbinë e Bosnjen pas përmbytjevea
Dejan Markoviç thotë i befasuar, se mesazhet e para që i erdhën kur ndodhën përmbytjet, ishin nga Shqipëria, nga miqtë e tij, Besmir dhe Enia
Ata, pa asnjë ndikim nga parti apo organizata joqeveritare, vendosën të mbledhin ndihma për Serbinëa
Ata u vendosën në një rrugë të Tiranës, duke u kërkuar njerëzve ndihma për Serbinëa
I riu shqiptar, Eni, thotë: “Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshmea Krejt papritur të gjithë pritshmëritë tona ishin tejkaluara
Një grua na puthi dhe na përqafoia U largua dhe u kthye me ushqim dhe produkte higjienikea Thuajse qau kur pa se çfarë po bënim”a
Më vonë nisën të vijnë njerëz të tjerë me ndihma në duara
Por erdhën edhe huliganët e Aleancës Kuq e Zia
Ata u thanë se nuk duhet të ndihmonin Serbinë, pasi e dinin se çfarë ka bërë ajo gjatë luftësa
“Ishte e qartë se nuk kishin ardhur për të ndihmuara Nuk u kushtuam vëmendje dhe u larguana Ndërsa koha kalonte, kjo u kthye në një ngjarje sociale,” thotë Enia
Ndihmat u mblodhën në një kohë rekord dhe problemi i vetëm që mbeti ishte të gjenin një makinë për transportimin e tyrea
Dhe një biznesmen shqiptar vendosi të mbulojë kostot e transportita
Në fund, Dejan ka një mesazh për të gjithëa
“E di që ka akoma shumë pengesa mes serbëve dhe shqiptarëvea E di që shumë ujëra do të rrjedhin derisa pasionet ballkanike të qetësohena Por shpresoj se sot, pasi të lexoni këtë tekst, shumë njerëz do të vendosin që të përdorin këtë urë që ndërtuam unë, Eni dhe Besmira E di që gjërat nuk mund të zgjidhen lehtëa Por përpara se të më gjykoni ose të më shpallni tradhtar, dijeni që ka njerëz që nuk shqetësohen se nga vijnëa Mos e lejoni veten që të doni ose urreni një vend bazuar mbi disa individëa Duajini ose injorojini ata, por mësoni të jetoni në paqe dhe të ndërtoni miqësia Nuk ka të ardhme në Ballkan nëse nuk e ndërtojmë bashkë”a
Source: Tema – Aktualitet