Dosja e depozituar nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ku pretendohet se gjyqtari dhe anëtari i KLD-së Gjin Gjoni ka fshehur pasurinë e ka falsifikuar dokumentët, nuk do te hetohet as në Tiranëa
Një burim i tha Top Channel tha se gjyqtari i Gjykatës se Apelit Gjin Gjoni do të hetohet nga prokuroria e Elbasanit, si prokuroria më afër Prokurorise se kryeqytetit per shkak te kompleksitetit të çështjesa Çeshtja eshte transferuar ne Elbasan per te shmangur konfliktet e mundshme qe vijne si pasoje e njohjeve personale te Gjonit me prokuroret e kryeqytetit, per shkak se ai ka punuar shume kohe si Gjykates ne Shkallen e Pare ne Tiranea
Informacionin per delegimin e dosjes e konfirmoi edhe keshilltari i Prokurorit te Pergjithshem, Albi Serjania
Ne kallëzimin e ILKDP-se thuhet se per 18 episode gjyqtari ne bashkepunim edhe me dy notere ka fshehur pasurite me vleren e 1,8 milione eurovea Nderkohe edhe per dy gjyqtare te tjere te kallëzuar dy jave me pare nga ILDKP, bashkeshortet Ken Dhima dhe Klorinda Çela po ashtu te denoncuar per fshehje pasurie eshte regjistruar procedimi penal nga Prokuroria e Durresit me te njejtin argument, si prokuroria me e afert mes Tiranes, ku eshte gjyqtare Klorinda Çela dhe Vlorës ku eshte gjyqtar, Ken Dhimaa
Per çiftin e bashkeshorteve gjyqtare nga ana e tij ministri i Drejtesise i ka kerkuar kete te merkure KLD-së nisjen e procedimit disiplinor shkarkim nga detyra, kerkese e cila pritet te futet ne rendin e dites nga Keshilli i Larte i Drejtesise nderkohe per Gjin Gjonin nuk ka nje kerkese te tille nga Ministria e Drejtesisea
Source: Tema – Aktualitet