Guvernatori Ardian Fullani lëshon alarmin se sjellja e bankave të huaja në Shqipëri, që u diktua nga masat shtrënguese të Bashkimit Europian po dëmton rëndë ekonominëa
Në një fjalim të mbajtur në forumin e Vjenës, kreu i Bankës Qendrore ka listuar pasojat e thella negative, që këto masa kanë sjellë sakaq në ekonominë shqiptarea
“Rregullat mbikëqyrëse të BE-së dhe kërkesat për grupet financiare në lidhje me rrezikun, së bashku me qasjen në të cilën ato zbatohen, po vendosin shtrëngesa domethënëse mbi ekonomitë tona dhe eficiencën e politikës monetarea Në mënyrë më të drejtpërdrejtë, kemi vërejtur një ulje të ndërmjetësimit financiar, që vjen për shkak të procedurave të shtrënguara të huadhënies, madje edhe për ekonomi apo sektorë që kanë patur ecuri të mirë gjatë krizësa Si rrjedhojë, kjo u reflektua në frenim të investimeve dhe ulje të dinamikës së ekonomisë shqiptare, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat”, u shpreh Fullania
Por me tone gati shqetësuese, kreu i Bankës Qendrore ka paralajmëruar se këto pasoja negative mund të thellohen edhe më tej nga masat e reja që po ndërmerr BEa
“Nga kërkimet tona tregohet se shtrëngimi i mëtejshëm i kreditimit, për shkak të reformave ligjore që po ndërmerren, mund të sjellë një efekt të rëndësishëm jo vetëm mbi aktivitetin ekonomik, por edhe mbi cilësinë e aseteve të bankave tregtare, në veçanti në situatën e kredive me problemea Përkeqësimi i aktivitetit ekonomik do të vijonte kryesisht në të njëjtën mënyrë, duke çuar në përkeqësimin e raportit të kredive me probleme, në fitime më të ulëta të bankave dhe kufizime më të mëdha të kapitalit, së bashku me rritje më të ngadaltë”, u shpreh Fullania
Vitin e kaluar, kredia për sektorin privat ra me 2a2 për qind ndërkohë që në tre muajt e parë të këtij viti ritmet e rënies u thelluana Në qershor, Bashkimi Europian pritet të publikojë vlerësimin e radhës mbi gjendjen e grupeve bankare të Eurozonës, përfshirë ato që janë në Shqipëria Nëse rezultatet do të kërkojnë masa të tjera shtrënguese, shqetësimi i paralajmëruar edhe nga FMN është se bankat e huaja në vend mund të tkurrin me ritme më të thella kredinë duke fundosur më shumë ekonominëa/TCH
Source: Tema – Aktualitet