‘Eurovision 2024’ këtë vit do të zhvillohet në Malmo të Suedisë, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën “Titan”.
Gjysmëfinalja e parë e “Eurovision 2024” do të mbahet më 7 maj, e dyta më 9 maj dhe finalja e madhe më 11 maj. Nga shorti i hedhur rezultoi se Shqipëria do të garojë në natën e dytë gjysmëfinale të “Eurovision 2024”, më 9 maj. Besa Kokëdhima do të ngjitet e dyta në skenë pas Matës.
Lista e renditjes per 9 maj
Përveç Shqipërisë, në të njëjtën natë do të paraqiten edhe 15 shtetet tjera si, Malta, Greqia, Zvicra, Çekia, Franca, Austria, Danimarka, Armenia, Letonia, Spanja, San Marino, Gjeorgjia, Belgjika, Estonia, Italia, Izraeli, Norvegjia dhe Holanda. Edicioni i 68-të do mbahet në Malmo në Suedi, pas fitores së Loreen me këngën ‘Tattoo’.
Artistja u përzgjodh nga votat e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Eurovizion që do të mbahet në Malmo të Suedisë.
Ndërsa fituesi i Festivalit të RTSH-së, me votat e jurisë, u shpall Mal Retkoceri me këngën “Çmendur”.
Çmimi i dytë i Festivalit shkoi për Tiri Gjoci me këngën “Në ëndërr”, ndërsa këngëtari Shpat Deda u rendit në vendin e tretë me këngën “S’mund të fitoj pa ty”.
The post Gara e “Eurovision 2024”, Shqipëria do të ngjitet e dyta në skenë më 9 maj appeared first on Shekulli.