Ka ardhur reagimi i parë nga deputetët e Partisë Demokratike, pas vendimit të GJKKO-së për të liruar nga izolimi liderin e tyre Sali Berisha, duke i revokuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Ai që ka reaguar është nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, i cili e lidh këtë vendim të Gjykatës së Posaçme me fitoren e zgjedhjeve presidenciale në SHBA nga Donald Trump, edhe pse ky i fundit ende nuk e ka marrë zyrtarisht pushtetin.
Në një postimi në rrjetet sociale Gjekmarkaj shkruan se fitorja e Trump ka mbërritur edhe në Shqipëri.
“Fitorja e Trump arrin dhe në Shqipëri! Lirohet lideri i opozitës, Prof. Dr. Sali Berisha! Era e ndryshimit po vjen në vendin tonë!”, shkruan Gjekmarkaj.
The post Gjekmarkaj: Fitorja e Trump arrin në Shqipëri! appeared first on Gazeta Standard Online.