Ish-prefekti i Kukësit, Granit Gjana, i cili ka qenë edhe kryetar i komanduar i kësaj bashkie është dënuar nga GJKKO me 1 vit burg me akuzën e shkeljes së barazisë në tenderë.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Gjanës dënimi do t’i konvertohet në 2 vite shërbim prove.
Po ashtu, Granit Gjana për një periudhë 5-vjeçare nuk do t’i lejohet që të ushtrojë funksione publike.
Granit Gjana akuzohet për shkelje të barazisë për dy tendera me vlerë 210 mln lekë të vjetra për naftën.
Ish-zyrtari dyshohet se nuk ka pasijur në kohën e duhur me Autorizimin për tregtimin e lëndëve djegëse një subjekt privat, i cili kishte kryer pagesat e nevojshme dhe dorëzuar dokumentacionin pranë organit shtetëror sipas ligjit.
Ai e ka penguar subjektin të kualifikohet në dy procedurat e tenderit me objekt “Blerje karburanti”, në vlerën 21.000.000 lekëve, të organizuara nga Autoriteti Kontraktor Bashkia Kukës përgjatë vitit 2023.
Për pasojë Granit Gjana akuzohet se ka dëmtuar interesat e ligjshëm të personit juridik “U. C.” Shpk, duke e penguar këtë subjekt për t’u kualifikuar në procedurën e prokurimit të mësipërm.
The post GJKKO dënon me 1 vit burg ish-prefektin e Kukësit, Granit Gjana appeared first on Lapsi.al.