“Shqipëria ndodhet në një moment mjaft të rëndësishëm dhe progres-raporti ka një vlerë madhore për vijimësinë e procesit të integrimita Ne besojmë dhe shpresojmë se Progres- Raporti i Komisionit do të reflektojë punën e madhe që është bërë gjatë këtij viti, në drejtim të përmbushjes së prioriteteve të axhendës evropiane të cilën Shqipëria e ka prioritet kombëtar”, tha ministrja Klajda Gjosha gjatë takimit me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian Christian Danielssona
Përgatitja e Progres-Raportit nga Komisioni, i cili do të jetë gati në muajin qershor dhe ecuria e reformave me ndikim të drejtpërdrejtë në procesin e integrimit të Shqipërisë ishin çështjet kryesore në fokus të këtij takimia Ministrja Gjosha nënvizoi rëndësinë e reformave të nisura nga qeveria, si mënyra e vetme për të avancuar drejt BEa
“Gjërat në Shqipëri po ndryshojnë dhe janë bërë hapa përpara në funksion të procesit të integrimita Maxhoranca ka vullnet maksimal të ofrojë bashkëpunimin me të gjithë aktorët në mënyrë që të vazhdojmë me reformat duke qenë sa më gjithëpërfshirësa Procesi i integrimit është një rrugë e gjatë dhe jemi të vetëdijshëm për sfidat që na presin”, u shpreh ministrja Gjoshaa
Zyrtari i BE Danielsson vlerësoi Kontributin e Shqipërisë për Progres- Raportin i cili prej disa javësh i është dorëzuar Komisionit Evropiana Drejtori për Zgjerimin, u shpreh se Shqipëria gjatë këtyre muajve, ka ecur në rrugën e duhur sa i përket reformave për procesin e integrimita
“Ne besojmë se përpjekjet e bëra nga qeveria kanë qenë ato të duhurat”, tha Danielssona
Source: Tema – Aktualitet