Pasuritë e sekuestruara nga aktivitetet kriminale ti ofrohen njerëzve në nevojëa Propozimi është bërë nga Presidenti i Senatit Italian Pietro Grasso në një konferencë për mediat në Tiranë në përfundim të vizitës dy ditorea “Duhet që të sekuestrohen pasuritë e organizatave kriminale dhe këto t’u ofrohen personave që kanë nevojë, veçanërisht në periudha të tilla krize”, theksoi Grassoa
Referuar reformave që po ndërmerren në Shqipëri, ai pohoi se kemi informacion se po ndërmerren reformat e duhura, duke përmendur këtu edhe reformën administrative-territorialea Por sipas kreut të Senatit italian reformat janë shpresëdhënëse, por të pamjaftueshme nëse njerëzit nuk i zbatojnëa
Në lidhje me trafikun e drogës, një çështje shumë e debatueshme në politikën shqiptare, Grasso tha se prej kohësh ai ka pasur informacione për trafikun e drogës dhe në raport me shtetet e tjeraa
“Unë për situatën kriminale kam një informacion që të para një vitia Por unë mund t’ju them, se ka patur një lloj kalimi të drogës nga Ballkani, nga deti dhe tokaa Madje kemi bërë disa hetime, dhe na ka rezultuar se ka ekzistuar një pikë grumbullimi të drogës mes Kosovës dhe Shqipërisë për t’i shpërndarë më pas në Europë”, u shpreh Grassoa
Presidenti i senantit italian, foli për sistemin gjyqësor, ku theksoi se pavarësia e tij është shumë e rëndësishmea
“Një sistem gjyqësor i pavarur është shumë i rëndësishëma Për sistemin gjyqësor duhet një polici gjyqësore e pavarur që varet nga prokuroriaa Në Itali KLD-ja kontrollon edhe prokurorinëa Në Shqipëri joa Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë”, u shpreh Grassoa
Gjatë vizitë në Tiranë, Presidenti i Senatit Italian iu akordua titulli ‘Doctor Honoris Cauza’ me motivacionin: “Për kontributin e shquar në luftën pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe për përpjekjet e tij në forcimin e shtetit të së drejtës”a
Pietro Grasso ka pasur një kontribut të gjerë në fushën e drejtësisëa Në 1984 u caktua gjyqtar i asociuar në Procesin e bujshëm gjyqësor kundër mafias , i cili filloi në shtator të vitit 1985 dhe përfundoi në dhjetor të vitit 1987, pas 22 muajsh seancash gjyqësore dhe 35 ditësh filmimea
Pas vrasjes mafioze të gjykatësit Giovanni Falcone, Pietro Grassso mori vendin e tij si anëtar në Komisionin Qendror për programet e mbrojtjes së dëshmimtarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisëa
Në vitin 1993 ai bën pjesë në Prokurinë Kombëtare Antimafiaa
Në vitin 1999 emërohet Prokuror Kombëtar për Antimafian, periudhë pas së cilës ai u emërua Kryeprokuror i Prokurorisë në Palermoa
Në Tetor 2005 u emërua Prokuror Kombëtar i Antimafiasa
Që nga viti 2013 mban mban postin e Kryetarit të Senatit të Republikës Italianea
Source: Tema – Aktualitet