Në zgjedhjet evropiane, të dielën më 25 maj, partitë politike të ekstremit të djathtë do të përpiqen të arrijnë fitore kudo në kontinenta Mes tyre është Agimi i Artë, partia greke, e cila nisi si një grup i vogël që u bë i njohur për përleshjet e dhunshme me emigrantë në rrugët e Athinësa
Në zgjedhjet e vitit 2012, Agimi i Artë hyri në parlament për herë të parë, me 18 deputetëa Zgjedhja e tyre u pa si një votë proteste nga grekët e zemëruar ndaj masave shtrënguese ekonomikea
Agimi i Artë mbetet në vendin e tretë ose të katërt në sondazhet e opinionit në prag të zgjedhjeve evropianea Kjo, megjithë një hetim të qeverisë, që ka çuar në burg gjashtë deputetë, duke përfshirë kreun e partisë, Nikos Mikaloliakosa Ata akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminalea
Hetimi erdhi pas një serie sulmesh ndaj imigrantëvea Parlamenti votoi për të shkurtuar fondet e partisë dhe për heqjen e imunitetit të deputetëvea
“Ne nuk do të tërhiqemi, as nga burgimet dhe as nga vrasjet,” tha deputeti i partisë Agimi i Artë, George Germenis, të cilit iu dha leje nga burgu për të folur në parlament, në pritje të gjyqita
Germenis është parë në një video, ku mbështetës të partisë prishin stendat e imigrantëve në një treg të Athinësa
Partia pretendon se hetimi është një përpjekje për të goditur anëtarët e saj, në mënyrë që ata të mos mund të kandidojnë në zgjedhjea Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale më 18 maj, deputetët Ilias Kasidiaris dhe Ilias Panagiotaros, të dy të liruar me kusht, dolën në vend të katërta Edhe deputetët e tjerë u paraqitën mirëa
“Në zgjedhjet komunale dhe evropiane, me sa duket ne do të fitojmë kudo në qytete, në prefektura dhe në Parlamentin Evropian,” u tha Panagiotaros përkrahësvea
Evropa ka parë një rritje të partive të ekstremit të djathtë, por profesori i shkencave politike në Universitetin e Athinës, Dimitri Aa Sotiropoulos thotë se Agimi i Artë ndryshon nga të tjerata
“Kjo nuk është e ngjashme me partitë e tjera në Evropë, ajo është një parti qartazi neo-nazistea Partitë e tjera të ekstremit të djathtë në Evropë nuk nënvizojnë në retorikën e tyre shovinizmin dhe racizmin, që gjen në retorikën politike të Agimit të Artëa Një tjetër karakteristikë e saj është përdorimi i dhunës,” thotë profesoria
Ilias Kasidiaris, i cili i hodhi ujë në fytyrë një politikaneje të partisë së majtë SYRIZA dhe i ra me shuplakë gjatë një debati televiziv në vitin 2012, përdori retorikën kundër imigrantëve në një fjalim fushate të kohëve të fundita
“Në më pak se 100 vjet, ndoshta në dy brezat e ardhshëm, grekët do të jenë pakicë në vendin e tyrea E vetmja mënyrë për ta luftuar këtë të keqe në rrënjët e saj është përmes zgjedhjeve të majita Ne duhet t’i fitojmë zgjedhjet e majit, për të ruajtur gjakun grek,” tha Kasidiarisa
Ai tha se qëllimi i Agimit të Artë është që përfundimisht të qeverisë vendina
Profesor Sotiropoulos beson se arsyeja që partia Agimi i Artë vazhdon të ketë popullaritet është se ajo di të shfrytëzojë zemërimin dhe dëshpërimin e qytetarëve, diçka që BE-ja nuk ka arritur ta zbutëa
“Bashkimi Evropian ka bërë shumë përparim, por jo mjaftueshëm për t’u vlerësuar nga ana e grupeve me të ardhura të ulëta të Evropës dhe nga brezat e rinj të evropianëvea Kjo lë mjaft terren për lulëzimin e së djathtës populiste,” thotë profesoria
Zgjedhjet evropiane do të mbahen më 25 maj dhe sondazhet i japin Agimit të Artë rreth tetë për qind të votave, duke e renditur në vendin e tretë ose të katërta/VOA
Source: Tema – Aktualitet