Një tragjedi e re detare me katër viktima ka ndodhur në zonën detare në veri të ishullit grek të Samos, në Egjeun Lindor. Mësohet se skafi në të cilin udhëtonin emigrantët e paligjshëm është përplasur në një zonë shkëmbore pranë vendit ku tre ditë më parë kishin humbur jetën gjashtë fëmijë dhe dy gra.
Siç raportohet nga mediat e huaja viktimat janë dy gra dhe dy fëmijë të vegjël. Gjithashtu deri më tani 16 persona janë shpëtuar, ndërkohë vazhdojnë kërkimet.
The post Greqi/ Përmbytet gomonia, humbin jetën katër emigrantë appeared first on Lapsi.al.